19.5 C
Tiranë
E martë, 17 Qershor 2025

Publikoje Z.Mimoza Çobo

Mjekja e Spitalit “Amerikan”,Lida Shosha jep mesazhin për të gjithë shqiptarët : Covidi është futur në çdo shtëpi, përkeqësohet brenda 36 orëve.May be an image of 1 person dhe bizhuteri

Në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, mjekja u shpreh se vihet re një mosndërgjegjësim nga ana e qytetarëve, ndërsa shtoi se ndër masat e marra, mbyllja e shkollave është efektive.

Covidi është futur në çdo shtëpi shqiptare dhe jo çdokush mund të përballojë shpenzimet e covidit,sidomos kur rastet janë të rënda. Duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm që të mbrojnë veten e tyre. Spitalet janë të tejmbushura dhe ka një numër të madh të intubuar .Pjesa më e madhe nuk dalin dot sepse rastet në spitale janë të rënda. Kanë ndenjur në shtëpi janë trajtuar vetë dhe pastaj shkojnë në spital në gjendje terminale. Është shumë e vështirë që t’ia dalin për të mposhtur virusin.

Ju tërheq vëmendje të sëmurëve që të lidhen me mjekë specialistë.Pacientët me covid,nuk mund t’i trajtojë kushdo,duhet mendimi i një specialisti. Virusi ka tendencë që për një periudhë shumë të shkurtër,për 36 orë nga forma e lehtë,kalon në formë më se të rëndë. Duhet koha e mirërehabilitimit, covidi nuk është një sëmundje që prek vetëm pjesën e sipërme, por multisistemike dhe komplikacionet më të mëdhaja ndodhin nga prekja e organeve të tjera.Gjëja që është më e rëndë janë trombozat që ndodhin sepse bën vaskulite dhe trashjen e gjakut .Trombozat pulmonare janë ato që i marrin jetën njerëzve. Në pacientët që kanë problematika shoqëruese,kjo gjë komplikohet. Covidi shpërthen diabetin, kriza hipertensive, mund të japë dëmtime të rënda të traktit digjestiv. Vetë terapia me antibiotikë apo antiviralë të fuqishëm ndikon në mukozën intensinale dhe bën problematika të rënda të traktit tretës që duan muaj të rehabilitohet. Gjithë kjo situate ndikon në anën psikologjike dhe mendore të pacientëve.”, përfundoi mjekja. /abcnews.al

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.