Publikoje:Gjin Musa

Ish ambasadori Arvizu:Imazhi mund të përmbajë: 1 person

Donald Trump na turpëroi! Jemi bërë pak si Shqipëria…

Ish-ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, Aleksander Arvizu, ka komentuar ngjarjet e djeshme në Kongresin Amerikan ku gjatë përplasjes mes policisë dhe protestuesve, pati 4 viktima dhe shumë të plagosur e të arrestuar.

Sipas tij, presidenti Donald Trump ka turpëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ngjarjet e fundit.

Arvizu shtoi në një intervistë në RTV Ora, se kjo nuk është hera e parë që presidenti republikan turpëron amerikanët.

Alfred Lela: Si u ndjetë, si amerikan dhe si diplomat, me ato që ndodhën në Ëashington?

Aleksander Arvizu: Siç mund ta imagjinoni. Shumë emocione. Kisha një varg me emocione nga perspektiva e diplomatit. Sigurisht që u ndjeva i turpëruar sepse e dija që njerëz në mbarë botën apo njerëz që janë miqësore ose jomiqësorë do ta shikonin atë. Dhe të jem i sinqertë, presidenti Trump na ka turpëruar. Ka turpëruar Shtetet e Bashkuara dhe kjo nuk është hera e parë. Ka ndodhur edhe herë të tjera. Është më shumë një ndjesi shoku dhe e një shqetësimi të madh.

Alfred Lela: A ka ngjashmëri mes Shqipërisë dhe asaj çka ndodhi dje në Ëashington?

Aleksander Arvizu: Ka disa pika. Në rradhë të parë, në termat e ngjashmërisë, për fat të keq, është diçka që e kam menduar vitin e shkuar, është ky koncepti i medias false, i fake neës, veçanërisht në mediat sociale ku dikush mund të thotë krejtësisht të pavërtetë por njerëzit mund ta besojnë. Këtë që po shoh në SHBA e kam parë çdo ditë në Shqipëri. Ne jemi bërë pak si Shqipëria. Ajo që ndodhi dje në Uashington ishte turpëruese dhe shkuese për ne.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.