13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Publikuar nga z.Sadife Patra Gjurgji

Ribotim

SHKRUAR NGA: SEJMEN GJOKOLI

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, kostum
BREZAT NË KËNGËN E VALLEN E ZHULATIT…
-Disa shënime rreth brezave në këngën e vallen e Zhulatit-
Nëse ka fshat në Labëri që këngën e vallen e ka patur me tepëri, pa diskutim që Zhulati është njëri prej tyre.
Po edhe që, kjo dukuri shpirtërore të ketë ardhur si trashëgimi shpirtërore nga brezat e parë, kjo për Zhulatin është më se e vërtetuar.
Mjafton të themi se brezi i viteve të para të shekullit të XX ishte përplot burra që si këngën ashtu dhe vallen e përcollën me një orgjinalitet e fuqi të mahnitshme.
Mustafa Shabani, Ali Gjokoli, Koçi Pula, Dervish Boçka, Çarçan Boçi, Hetem Basho e të tjerë u shquan për këngë por edhe për vallen burrërishte të Labërisë.
Madje në vallen orgjinale të burrave mbetën të pa konkurueshëm edhe pse burrat e Golëmit me Besho Çoçkën në fillim e Zenel Metën pak më vonë do dilnin më shumë në festivale, të krahinës apo kombëtare qofshin.
Ashtu si dhe Fushëbardha që me Hajrulla Veliun, Diftir e Laze Norën e të tjerë do bënin historinë e tyre të këngës e valles fushëbardhase…
Pastaj në Zhulat një brez tjetër po vinte duke zvëndësuar të mëdhenjtë e shkuar në moshë e ku Beqir Shabani, Majko Pula, Mirte Pula, Razip Gjokoli, Ramo Çerepi, Çuman Vrako, Mero Sejfo, Dodol Pula, Zagot Çelo, Xhemil Gërxholli, Muzeret Çelo, Çoban Pula, Haredin Memushi, Himet Pula etj. u bënë përcjellësit më autentikë të kësaj trashëgimie.
Pa folur për një brez të ndërmjem ku Haseni Logëli, Nimet Gjokoli, Lufto Çelo, Sulejman Boçi, Shërbim Capa, Kalo Korro etj arritën ta hedhin këtë valle edhe në një festival pionierësh në Përmet.
Ndërkohë që vitet tetëdhjetë do ndërthurnin natyrshëm një brez tjetër zhullatas e që e çuan edhe më tej, si këngën ashtu edhe vallen e Zhulatit.
Ahmet Capa, Emin Memushi, Gjergji Aliko, Hekuran Gjokoli, Pelivan Basho, Tasim Dina, Skënder Dina, Çaush Basho, Selim Pula, Kujtim Pula, Faik e Arben Shabani etj, sidomos të integruar te disa prej valltarëve më të shquar si Mirte e Majko Pula do ta çonin vallen e burrave të Zhulatit jo një herë por tri herë në Kalanë e madhe të këngës, në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, pavarësisht se për shkaqe organizimi e politikave krahinore, jo gjithëmonë e shkruanin “Grupi i Zhulatit”.
Ndonjëherë përveç valles përzgjidhej dhe kënga me grupin e burrave apo edhe ay i vajzave e kjo i vinte në vështirësi organizatorët e grupit përfaqësues të rrethit.
Dhe kur flasim për grupin e vajzave që u ngjitën në Festival me vallen humoristike të kënduar ” Dervishi hodhi hallkanë” duhet të kujtojmë që pikërisht këto bija e nuse të Zhulatit janë pjesë e realizimit të një koncerti të veçantë në Radio Televizionin Shqiptar në vitin 1988.
Mbështetur edhe në fotografinë e atij koncerti vajzat pjesëmarrëse janë: Athina Muxhai, Emine Haxhiu, Firazete Gavoi, Zana Basho, Sadife Gjurgji, Lindita Logli, Mersepe Logli, Olimbi Dina, Zenepe Capa, Burbuqe Pula, Merjeme Koro, Murvete Gjeci.
Po duhet theksuar se ndërsa ky ishte dhe brezi i fundit i këngës e valles graarishte të Zhulatit ( kjo për shkak të ndryshimeve të mëdha shoqërore që ndodhën në fillim të viteve ’90) ky ishte njëkohësisht edhe brezi që vinte pas trashëgimisë së një aradhe grash të shquara për këngën e vallen tradicionale.
Këto ishin Miro Sejfo, Hanëme Logëli, Kujtime Boçi, Meafte Gjoka, Latife Gavoi, Florikë Puli, Meafte Çelaj e të tjera.
Është për të theksuar se edhe pse koha ka krijuar probleme serioze për trashëgiminë e disa vlerave të trashëgimisë shpirtërore siç janë edhe kënga e vallja tradicionale, përsëri Zhulatit i janë gjetur djem që ta mbajnë gjallë e ta përcjellin si stafetë.
Një radhë djemsh me Engjëllush Kerraj, Qemal Pulaj, Laurest Dinaj, Eriksel Vrako, Agim Gjokoli, Velo Çelo, Olti Gjoça etj. janë sot ndër zërat këngëbërës më të mirë mes shumë grupeve polifoniste të Labërisë.
Këta djem po edhe me “veteranin” Hekuran Gjokoli, Murat Keraj, Bernard Pulaj, Bektash Aliko, Dhimo Çela, Reiz Bineri, Kalem Kërra, Zebo Pula etj, vetëm pesë vite më parë, do ta ngjitnin përsëri Zhulatin në skenën e madhe të Kalasë, në Festivalin Folklorik Kombëtar – 2015.
Në këtë status hodha vetëm disa shënime nga bota e madhe e folklorit të Zhulatit, më tepër për këngën e vallen e shquar, ndërkohë që ky fshat ka një histori të madhe edhe në zhanrin e melodive me instrumenta popullorë ( dinastia Dinaj është unikale në këtë drejtim) me idenë që në një kohë tjetër të kemi një botim më të plotë që, natyrisht, do të kërkojë edhe kontributin e drejtuesve të kulturës të kohës e të tjerë bartës e dëshmimtarë të ruajtjes dhe transmetimit të kësaj pasurie të madhe shpirtërore.
Siç është një mirënjohje për të gjithë por edhe një homazh i ndjerë për të gjithë ato gra e burra që nuk janë më në jetë!
v.o: kërkoj mirëkuptim mbasi për shkak të mungesës së kontakteve, natyrshëm ka mungesa emrash në të gjitha brezat…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.