16.5 C
Tiranë
E dielë, 22 Qershor 2025

Qatip Celaj

Kush nuk e do dashurinë

Pyet plakun dhe fëminë

Plaku shkretë shijen ja di

Sa dëgjon bëhet i ri

Dhe fëmia shumë s’merr vesh
Por sa dëgjon zë dhe qesh
Lere për të ri dhe të reja
Që fluturojnë si era
Sa vjen era dashuri
U bëhet mëndja veri
Veriu shokë veriu
Ashtu është edhe i riu
Ashtu është dhe e reja
Në dashuri si rrufeja

E çtu them or tungjatjeta

Kështu e ka edhe jeta

Pa dashuri nuk jetohet

Është bukur të dashurohet

“”””””””””””””””””””””””””

Në hijen e rrapit
Në vapë në qetësi
Dëgjohet gjinkalla
Këndon cicici
Në hijen e rrapit
Mu pranë burimit
Një vajzë e një djalë
Vesh më vesh po flisnin
Në hijen e rrapit
Të një rrapi plak
Një çupë e një djalë
Po flisnin nga pak
Flisnin nga pakë shiheshin sy më sy
Rrapi gjë su thoshte
Bënin dashuri

Rrapi bënte hije

Gjinkalla këndonte

Dhe burimi ftotë

Oreksin u shtonte

“””””””””””””””””

Dashuria. Fjalë magjike
O moj mike
Dashuria: Të shëron
A dëgjon
Jemi ulur në një fron
O lejmon
Kthe moj fytyrën nga unë
Moj kërcunë
Moj kërcunë e nepërkë
Bëja cëk
Bëma cëk mu në faqe
Lule manushaqe

Afrohu se më kënaqe

Nëmi gushë e faqe

“””””””””””””””””””””

Dashuria fjalë magjike
Pabesia është armike
Hapim gojën edhe themi
Dashuri
Gjithë trupi zë e dridhet
Si magji
Një zë i brendshëm thërret
Shkëndia është hedhur
Sa thonë fjalën dashuri
Zjarri është ndezur
Zjarri është ndezur
Dhe ka gjet momentin
Në kashtën e thatë
Do të bëjë kjametin
Kush e çel i pari
Flet për dashurinë
Domosdo do mbajë
Edhe përgjegjsinë
Pikërisht këtu
Është shkronja e parë
Fillonë të duket
A do të vejë mbarë
Villonë të duket
Dhe të nxjerë veshtë
Është njeri me besë
Apo i pa besë
Njeriu sheh lule
Lulja e shijon
Të këpusë e lehtë
Ta mbajë a doron?
Ka dhe njërëz me huqe
Duan shumë lule
Se mendojnë mirë
Çdo bëhet më tutje
Merr lule këputë
Edhe hidh në ferra
Nuk do tja di fare
Çbëhet me të tjerat
Fjala dashuri
Kjo fjalë e artë
Shëronë si magji
Si burrat dhe gratë
Fillon e frynë era
Erë e dashurisë
Nga lulja në lule
Pjalmin e magjisë
Fillonë pllenimi
Dhe në gjuhë shkencore
Në lulet e mira
Dhe fruta serioze
Largë qoftë pabesia
Që të bjerë në çift
Dhe lulet e mira
Një ditë do ti prish

Krijoi perëndia

Fjalën dashuri

Ta ruaj ta shtoi

Të shtrenjtin njeri

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.