7.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

Qato Ymeri

 

Stresi po na masakron
Stresi është proces psikologjik, që sundon ndërgjegjen e njeriut si rezultat i trysnisë prej ngacmuesve të jashtëm.
Më është krijuar bindja e palëkundur, se ne shqiptarët jemi kombi më i stresuar, pas popujve të Lindjes së Mesme, të cilët janë përçarë, janë gjakosur, janë vrarë, janë masakruar deri përzënë nga vendet e tyre. Kapitali, e bënë këtë, mesaduket ,
” për të mbrojtur të drejta e njeriut. “
Për mëse 30 vjet, ne shqiptarët po përjetojmë momente të stresuara për shkak të veprimeve ose mosveprimeve të qëllimshme të politikanëve tanë të të gjitha ngjyrave e nivele, vënë , me dëshirë të plotë, në shërbim të të huajve kundër atdheut të tyre. Edhe ata që nuk kanë vepruar praktikisht, me heshtjen ose belbëzimin qarkë e qarkë të vërtetës për ndodhitë tragjike që kanë ndjekur njëra – tjetrën, janë vënë në shërbim të keqdashësve.
Kuislingu , ” kolonel ” Berisha dhe vargu pas tij deri te kapteri i fundit nuk lanë gjë pa bërë për ta rrënuar këtë vend e këtë popull. Edhe tani me metoda të ndryshme vazhdojnë të përmbushin misionin e tyre.
Më pas, Kuislingu, ” gjeneral ” Rama , fare pamëshirshëm kundër popullit dhe atdheut të tij vepron me ndërgjegje të plotë për të plotësuar urdhërat e “ustait” .
Të punësuarit e mirëpaguar prej tij; ruçët, baçërit, naçërit, braçet, erionët, majkot, ulqinët e llojë – llojë gangsteresh e gangsterësh politik të çdo niveli, po punojnë si varmihës të këtij vendi, për të përfituar besimin dhe pagën prej padronit , Rama.
• Kush mund ti shpëtoj stresimit në rrethana të tilla?
– Në çdo moment përballemi me :
□ pasigurinë për të nesërmen,
□ varfërinë,
□ papunësinë,
□ emigrimi masiv,
□ vjedhjen,
□ korrupsionin,
□ prostitucionin.
– Lajme të ditës :
□ ai u vra me snajper,
□ atë e goditën me breshëri,
□ policia mbledh gëzhojat,
□ ajo u vetëvra,
□ atë e përdhunuan,
□ policia dhunoi protestuesit, përdori gaz lotsjellës,
□ ai u arrestua,
□ ata u plagosën me thika,
□ burg,
□ drogë,
□ mafie,
□ konçensione,
□ Pashalimani në treg,
□ Sazanin nuk dimë a e kemi më,
□ 30 mijë ha i pronësojë gjenerali italian në Vlorë,
□ 5000 metra katror në Tiranë i mori X ,
dhe vagu vazhdon aq sa të këqijave nuk u gjendet fundi.
• Po të mira a ka?
Ka fasada që ndërtohen vazhdimisht dhe kur janë të vlefshme përbëjnë monumentin
” BUKURI QË VRET ” sepse, borxhet e këtij vendi kanë shkuar në atë shkallë saqë autoritetet ekonomike botërore deklarojnë :
” Falimentimi i shtetit Shqiptarë është i pakthyeshëm. “
Ne na servirin mashtrime dhe vetëm mashtrime që iu del boja shpejtë.
Stresi shtohet sepse kasta politike, papërjashtim, është në rrugën e tradhtisë dhe jo pak njerëz të keqinformuar i ndjekin pas si delet që ndjekin ujkun.
Këtë dukuri të fundit poeti ynë i mirënjohur Pozaet Qose e prezanton me vargjet :
Foli qenit profesor, i dashur
Me durim pafund, me qetësi
Mbushja mendjen se ky vend i varfër
Më të poshtrit qen ka perëndi.
Ç’ka të sheh syri e të dëgjon veshi të çon te stresi, brenga, tronditja, ankthi.
Qartësimi i ndërgjegjes të gjithsecilit është domosdoshmëri se vetëm kështu mund të bëjmë diçka.
Brezi i ri i ka në dorë fatet e popullit dhe të atdheut.
Jo të largohen nga Shqipëria, po ta bëjnë Shqipërinë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.