Me dhimje të thellë në mëndje dhe në ndërgjegje mësova largimin e papritur dhe të parakohshëm të Artjan Tepelenës!
Një fatkqeësi e pamerituar për familjen, miqtë e shokët, çdo njeri që ka patur mundësi ta njohi!
Mendoj se është një humbje për gazetarinë dhe median shqiptare.
Artjan Tepelena është një nga ikonat e gazetarisë moderne shqiptare, i përkushtuar në informimin me guxim, analizën e thellë dhe mendimet origjinale të dëshmuara në kohë, me objektivitet dhe të dokumentuar të së vëretës sidomos në lëvizjen demokratike në vitet 1990-1992 e në vazhdim, mbrojtjen dhe vënien në qendër të vëmëndjes së opinonit publik të ngjarjeve madhore dhe personaliteteteve të rëndësishëm të kohës që kanë kontribuar për popullin, kombin e atdheun, si dhe të atyre që kanë përgjegjësi për momentet kulmore të historisë kombëtare.
Veprimtarinë e gjerë e shumë dimensionale të Artjan Tepelenës mu dha mundësia ta njoh dhe ta përjetoj në shkrimet dhe emisionet e tij. Është rasti të vlerësoj me nderime edhe interesimin dhe mendimet e tij për rastst që kemi patur mundësi të ndajmë sëbashku.
Lamtumirë mik i shtrenjtë, Artjan Tepelena!
Ngushëllime të përzemërta familjes e të afërmëve të tij!