18.5 C
Tiranë
E enjte, 22 Maj 2025

Rafet Ismaili

93 vite mê parë më 10 korrik 1927 vdiq  në moshen 32 vjeçare në mjerim në Fushë Krujë, Heroina e kombit e baskëshortja e bashkëluftetarja e Azem Bejtë Galices,bija e Radisheves ,Qerime Halil Radisheva e njohur si nusja e maleve -Shotë Galica.
Pas vdekjes se Azem Galices shkoj ne Shqipĕri për strehim në token e enderrave e idealit të saj ,ku mjerisht u ndi e zhgenjyer,nuk gjeti pêrkrahje por hasi në  maltretretime e  përbuzje nga Ahmet Zogu  derisa vdiq në varferi ekstreme.
Kjo figurë emblematike e përmasave mitologjike,paraqet rast unikal në histori e antologji ,e cila i kishte thyer tabutë e barrierat patriarkale e kanunore të kohës duke luftuar si femër përkrahë Azem Bejtes e burrave tjerë .
Në Kosovĕ kurrë nuk u trajtua dinjitetshem  ,ku as pas një shekulli nuk ka asnjë shtatore edhe pse nĕ kohen e saj Arbërija e vogel ishte e lirë  dhe xhandaret e taksaderet serrbë nuk guxonin të shkelnin Drenicën  dhe Azem Bejta nuk patë pranuar oferten e Kralit për mvetësi të Arbërisë se vogel duke i çuar selam Kralit se si duhet asgje lirija në Arberi të vogel pa mvetësi të terë Kosoves, e mos te harrojmë qeta e Azem Bejtë Galices e patë vu në siklet Kralin e Serrbisë e Pašičin për një dekadë .
Mosndërimi i figures se saj më mosngritjën e asnjĕ shtatorje të saj e të Azem Bejtë Galices në Kosovĕ e veçmas në Prishtinë  e tregon perbuzjen tonë e mjerimin tonë historik .
Kam frikë se mohimi i historisë e sjellë edhe mallkimin historik.
“””””””””””””””””””
Momenti më vendimtar i rreshtimit properendimor të Shqiptarëve si komb është kongresi i alfabetit në Manastir nga dt. 14-22 nëntor të vitit 1908 kur delegatet më shumicë votash u deklaruan për shkronja latine të alfabetit shqip, e jo për shkronja arabe e çirilike,edhe pse atëbote kur u mbajtë kongresi, Shqiptaret  ishin ĕnde  nën ktheterat e të semuarit nga bosfori siç njihej Perandorija Osmane dhe nuk u besuan as premtimeve tĕ xhonturqĕve  e as propagandês megallomane greke.
Nga ky moment orjentimi i Shqiptarëve për vlera kulturore e morale propërendimore ,nuk u vu asnjëherë  në pikëpyetje ,pos periudhes se Enver Hoxhes kur bota ishte bipolare në sisteme politike e blloqe ushtarake antagoniste.
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Presidenti i 28 i SHBA  Wilson nĕ konferencën e Versajt e shpetoj Shqipërinë nga  coptimi që i ishtë bërë  nga konferenca e ambasadorĕve  në Londër në vitin 1913  e vendimet arbitrare  në dëm të Shqipërisë.
Italia e Greqia kishin rënë dakord qê Vlora ti takoj Italisë ndërsa Korqa,Gjirokastra ,Tepelena e Saranda Greqisê.
Serrbisë iu la Kosova e pretendonte më ndihmën e Rusisê e Francës për dalje nĕ Durres, ndërsa Maqedonija Shqiptare do i takonte  Serrbisĕ e ajo bullgaro-vllehe  Bullgarisë, ndersa Mali i zi pos Tivarit e Ulqinit,Hotit , Grudes,Plaves e Gusisĕ pretendonte edhe Shkodren.
Falĕ Wilsonit u shpetua çka u mund e sipas kronikave të  kohës , Vatikani ishte përkrahes i Wilsonit dhe i kishte të harmonizuara qëndrimet për shpetimin e Shqipërisë, falĕ ndikimit e përpjekjeve të klerit katolik nga Shkodra e Mirdita qĕ kishin në Selinë e shënjtë  dhe të Papa.
Pêrjetësisht mirênjohes presidentit Wilson e lobimit tĕ shoqĕrisë Vatra e Fan Nolit i cili përsonalisht e kishte takuar presidentin amerikan.
Vlen të ceket se në marrëveshjen e Versajës Shqipĕrinë e kishin përfaqĕsuar disa rryma përqarëse qě nuk.flisnin më një zĕ.
Po.mos ishte Wilsoni vĕshtirĕ do kishte Shqipëri,sepse konferenca e Londres e kishte coptuar Shqipërinë ,se politika përçarëse  Shqiptare nga Haxhi Qamili,Esat pashë Toptani e element tjerë proserrbë,progrekê e kishin fragmentarizuar e dobĕsuar kauzën Shqiptare .
 Woodrow Wilsoni  e ndaloj coptimin e Shqipërisë,sepse Ismail Qemali më gjithë përpjekjet e parreshtura diplomatike për tê penguar coptimin e metejmě duke tentuar tĕ mbrojë Shqipërinĕ e tijĕ.,mbeti e parealizuar se synimi i tjë ta sfidojĕ Versajën e historinë mbeti e parealizuar,u ndi i vetmuar dhe i tradhetua rnga kryministri italian Orlando nga i cili u la  qëllimisht  të priste  e nuk e takoj,ku thuhej se  vdiq nga një helmim misterioz për të mos i penguar përpjekjet,italiane greke serrbe e malazeze për coptim të trojeve Shqiptare.
“”””””””””””””””””””””””
Mê dt. 10 gusht 1998 ra në Junik për të mos vdekur kurrë,Bekim Berisha një lufterar emblematik i përmasave mitologjike.
Ushtaraket e kërkojnë lavdinë përmes fitoreve në luftë ,por këtë traditë e theu Gjeneral Bekim Berisha -Abeja i cili në vend të lavdisë e zgjodhi modestinë sakrificën  e vetflijimin për idealin e madhë të lirisë.
Lavdi jetës e veprës se Gjeneral Bekim Berishes-Abejes,luftetarit të luftës në Kroaci,bashkëthemeluesit të Akademisë ushtarake nĕ Aqarevë bashkë më heroin Ismet Rrahmani e luftetarin shëmbull të UÇKsë i cili më shembullin përsonal tregoj se si duhet atëdheu e si vdiset për atëdhe.
Jo rastesisht thuhet lufta i ha bijtë e vet e rasti i tij e deshmon ketë maksimë.
Kosova i ka borq Heroit Bekim Berisha -Abeja e ênde nuk ia ka dhënë meritat që i takojnë.
Për të fjalet nuk mjaftojnë duhen vepra.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.