15.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Rafet Ismaili

Aja Sofia (Shen sofia)ishte ndërtuar në kohën e bizantit nga Konstandini i madhë i cili ishte shqiptar më origjinë nga Nishi sipas historiografisë, e ritit ortodoks e njĕ nga mrekullit  arqitektonike gjatë ekzistimit të perandorisë lindore Bizantine.

Sulltan Mehmeti i dytë i njohur si Fatih apo i gjithëpushtetshem kur e pushtoj Konstandinopojen nĕ vitin 1453 ,ia nderroi emrin nga Konstandinopoj nĕ Istambull.

Njëhërit edhe kishën Ajo Sofia e shënderroi në xhami muslimane.

Krijuesi i Turqisë moderne Ataturku pêr hirë të qasjes sekulariste kĕtë xhami e pat shënderruar në muze.

Ajo Sofia ka rëndësi të madhe në botën ortodokse lindore që dominohet nga Patriarkana e Moskes dhe qarqet ultraortofokse lindore edhe sot e konsiderojnë Konstandinopojen të pushtuar dhe selinë e fesĕ ortodokse.

Vendimi i Erdounit për ta shënderruar prapĕ Ajo Sofinë nga muzeu në xhami prapë do i ndezi tensionet,megjithatë është vendim sovran dhe në token turke nuk lejohen ektraterritorialitetk siç gëzon në Kosovë kisha ortodokse serrbe e cila mĕ ikonografinë kishtare ortodokse e mitin e rrëm serrb për Kosovën e ka falsifikuar historinë dhe betejën e humbur të kosoves  të vitit 1389 të popujve ballkanas e quajnë betejë serrbe si dhe falsifikimet për Nemanjiçet e Car Dushanin për kinse shtetin e dinastinë mesjetare serrbe.

Mjerisht historianët e akademiket tanë po flejnë para këtyre fakteve historike.

Për fund:

Iu referova historisë aq sa e njohë për këtë temë sensitive e jam i kujdesshem e nuk postoj diçka që nuk qendron ,e i lus historianet nëse nuk  qêndrojnë faktet lirisht të më demantojnë për çka do iu isha mirënjohes.

Më respekt miq.

“””””””””””””””””””””””

93 vite mê parë më 10 korrik 1927 vdiq  në moshen 32 vjeçare në mjerim në Fushë Krujë, Heroina e kombit e baskëshortja e bashkëluftetarja e Azem Bejtë Galices,bija e Radisheves ,Qerime Halil Radisheva e njohur si nusja e maleve -Shotë Galica.

Pas vdekjes se Azem Galices shkoj ne Shqipĕri për strehim në token e enderrave e idealit të saj ,ku mjerisht u ndi e zhgenjyer,nuk gjeti pêrkrahje por hasi në  maltretretime e  përbuzje nga Ahmet Zogu  derisa vdiq në varferi ekstreme.

Kjo figurë emblematike e përmasave mitologjike,paraqet rast unikal në histori e antologji ,e cila i kishte thyer tabutë e barrierat patriarkale e kanunore të kohës duke luftuar si femër përkrahë Azem Bejtes e burrave tjerë .

Në Kosovĕ kurrë nuk u trajtua dinjitetshem  ,ku as pas një shekulli nuk ka asnjë shtatore edhe pse nĕ kohen e saj Arbërija e vogel ishte e lirë  dhe xhandaret e taksaderet serrbë nuk guxonin të shkelnin Drenicën  dhe Azem Bejta nuk patë pranuar oferten e Kralit për mvetësi të Arbërisë se vogel duke i çuar selam Kralit se si duhet asgje lirija në Arberi të vogel pa mvetësi të terë Kosoves, e mos te harrojmë qeta e Azem Bejtë Galices e patë vu në siklet Kralin e Serrbisë e Pašičin për një dekadë .

Mosndërimi i figures se saj më mosngritjën e asnjĕ shtatorje të saj e të Azem Bejtë Galices në Kosovĕ e veçmas në Prishtinë  e tregon perbuzjen tonë e mjerimin tonë historik .

Kam frikë se mohimi i historisë e sjellë edhe mallkimin historik.

“”””””””””””””””””””””””””

Vrasjet për prona në Kosovë janë bërë dukuri e shëmtuar.

Pse shteti spo reflekton por po vjen në shprehje vetëgjyqësia.

Shërbimi për gjeodezi e kadastër paguhen nga shteti pikërisht për ti 

zgjidhur mosmarrëveshjet rrethë pronave e kufizimet e tyre.

Mosreagimi e neglizhenca institucionale dhe hezitimi i qytetarëve për tiu drejtuar organëve relevante e ka sjellur kĕtë dukuri.

Mosreagimi institucional i lenë hapësirë vetëgjyqësisë e kjo lenë pasoja.

Na mungon tradita gjegjesisht kultura pronësore sepse i zvarrisim punët ,nuk e sprovojmë  pasurinë e ndarë më kohë ne kadaster,nuk e bartim në emër tonë ,se kemi probleme të pazgjidhura trashigimore se gruan përgjithësisht e anashkalojmë e në pêrkthim e bartje të pronës na duhet pelqimi e nënshkrimi i motres,halles,nënes  problemi i trasheguar nga Serrbija ,ku pronat më shumicë ishin të papërkthyera e në emêr të serrbëve e më parê ishte politikë e qëllimshme serrbe pêrqaj e sundo si dhe ca matrapazĕ pas lufte në marrëveshje interesi më serrbë kanë bërë kërdi më prona ,e kjo përgjithesisht ndodhë në Kosovë ,se ne mendojmë vetëm atëherê kur na duhet ndonjë dokument,qê e kemi të pa sprovuar pronën në emërin tonë.

Prandaj lus për ndërgjegjësim e sensibilizim qytetarĕ e institucional në sensin preventiv të kësaj dukurije,sepse skemi të bejmë më raste sporadike por më dukuri.

Mendim profesional.

“””””””””””””””””””””

Beteja e Çanakalasê apo e Gallopolit siç e njohin ndêrkombetaret mori jetën e 25 mijë Shqiptarëve qê vdiqên për një lavdi e ushtri të huaj dhe duke e mbrojtur njê kalifat turk ,ndĕrsa trojet e tyre ua lanë nê duar hordhive greke ,serrbe e malazeze  qê pamĕshirshëm i zaptonin trojet etnike Shqiptare.

Ky rast eklatant tregon se sado e madhe që është merita në  fitore , lavdija për njê betejë e ushtri të huaj nuk njihet kurrë.

Shqiptarët shumica ishin analfabet ishin rreshtuar në anën e gabuar të historisë bashkë më Turq e Gjerman qê e humbën luftën e parë botërore dhe mospêrkrahja anglo-franceze pati refleksione negative për në dhe pikêrisht Serrbija pêrmes Rusisě duke u rreshtuar  mê fuqitĕ fituese tê Antantes arriti të përfitoj nga raportet me Anglinë e veçanarisht Francën  e cila Serrbisĕ i ofroj një kohë të gjatë përkrahje të parezervë politike e ushtarake.

Lufta e parĕ botërore edhe lufta e dytë mĕ vonë tregoj se rreshtimi i gabuar lenë pasoja afatgjate e gati të pariparueshme.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.