Para 48 viteve prej 20-25 nêntor 1972 në Tiranë ishte mbajtur kongresi i drejtshkrimit tê njësuar të gjuhës shqipe dhe krijimi i një standarti të pêrhershem gjuhësor e i normës se re letrare ku shqiptarët do të kuptoheshin më mirë nê mes veti nê tê gjitha trojet etnike .
Pjesmarres në kongres kishin qenë 87 albanofog nga Shqipëria,Kosova,Maqedonia,Mali i zi e arbereshê nga Italia.
Nga viti 1972 kemi një drejtshkrim të njësuar ,njê normë letrare të standartizuar.
Pati atêherê e ka edhe sot nĕ margjina paknaqësi se a ishte favorizuar dialekti toskê apo jo kundrejtê dialektit gegê.
Për faktin se atêbotê skena politike partiake,shtetërore e kulturore në Shqipëri dominohej nga ata qê e flisnin toskerishtën,por njësimi i normës letrare dhe pêrdorimi i gjuhës se standartizuar ishte , êshtë e mbetet imperativ i kohës.
Më 20 nëntor 1944 ishtê mbajtur nē fshatin Polac kuvendi i Drenicës nên drejtimin e Shaban Polluzhes e ku pjesmarres kishin qenë Miftar Bajraktari,Halil Haxhia,Azem Aruçi,Isuf Gradica,Mulla Ilaz Broja,Sadik Lutani,Halil Bajraktari e tjerê.
Kuvendi kishte vendosur të formohej brigada e Drenicës më komandant Shaban Polluzhen.
Formimin e një levizje shqiptare e cila pakompromis do e luftonte fashizmin.
Tê krijohej lidhja më aleatet anglo-amerikan pĕr kordinimin e luftës deri në fitoren ndaj fashizmit.
Ishte një levizje emancipuese për liri e rreshtim properendimor.
Levizja angazhohej për çlirim e bashkim të trojeve etnike Shqiptare.
Levizjën e kishin përkrahur por nuk kishin qenë pjesmarres në Kuvend edhe prof Ymer Berisha,Marie Shllaku,Ukë Sadiku ,Ndue Perlleshi,Col Bajraktari,Mehmet Gradica,Bislim Bajgora ,Ukshin Kovaçica,Aziz Zhilivoda e tjerĕ.
Levizja i kishte verejtur pabesinë e komunistëve e partizanve dhe më kohĕ kishte bërë pêrgaditje pĕr sensibilizimin e popullatës Shqiptare.
Mjerisht komunikimi mê drejtuesit partizan në Shqipëri kishte munguar pêr arsye se levizja antifashiste nĕ Shqipĕri dirigjohej nga eksponent serrbo -malazez si Pavle Jovićeviči ,Milladin Popoviči e Duśan Mugoša tê cilet i pengonte kohezioni i faktorit shqiptar.
Kjo brigadë nga 20 janar deri më 21 shkurt 1945 i kishte rezistuar forcave partizane-çetnike e besa edhe tĕ partizanve të Kosovës e Shqipërisĕ tê drejtuara nga gjenerali Petar Brajovič kur edhe ishin vrarë në fushĕbetejë Shaban Polluzha e Mehmet Gradica.
Mjerisht shuarja e kesaj kryengritje la pasoja të pariparueshme për Kosovën .
Prishtinë:
20 nëntor 2020