14.5 C
Tiranë
E martë, 13 Maj 2025

Rafet Ismaili

Sot është 52 vjetori i organizimit të demonstratave të 27 nëntorit 1968 në Prishtinê, pasi më parë ishin organizuar edhe në Ferizaj Podujevë,Pejë,Suharekë,Gjilan e në muajin dhjetor ishin mbajtur edhe në Tetovë,ku pjesmarrêsit njezërit kishin kërkuar qê Kosova të jetë Republikë,të ketë të drejtën për vetëvendosje deri nē shkeputje,të këtĕ kushtetutë , univerzitet, të drejtën e përdorimit të flamurit kuq e zi ,kishin brohoritur rroftë Adem Demaqi ,rroftë klasa punëtore,rroftĕ fshatarsia si dhe kishte parulla si poshtê Fadil Hoxha , Miša Sekulloviči e Veli Deva si dhe kishte parulla kundêr metodave e njerëzve përbrënda sigurimit shtetëror (UDB)që i torturonin të burgosurit Shqiptar më metoda çnjerëzore  e që ishin tê përzgjedhurit e Rankovičit,Stefanovičit,Veli Deves e Ali Shilriut.
Kêto demonstrata ishin organizuar më rastin e 500 vjetorit të vdekjës se heroit kombëtar Skenderbeut,fillimit të levizjës studentore në Europë dhe pas aksionit famkeq të mbledhjës se armëve tê filluar nê vitin 1956 e pas pleniumit tê Brioneve të vitit 1966 e rênies se Aleksander Rankovičit e Stefanovičit.
Si rezultat i kětyre demostratave kishim kushtetuten e vitit 1974,hapjën e univerzitetit  e këto ngjarje madhore i frymezuan demonstratat e vitit 1981 e ngjarjet tjera që kulmuan mê mvetësinë tonë.
Lavdi e respekt ideatorëve e pjesmarrêsve tê demonstratave Adil Pireves,Selatin Novoselles,Ibrahim Gashit,Osman Dumoshit ,Hasan Dermakut,Metush Krasniqit,IlazPireves e  shumë të tjerëve.
Prishtinë:
27 nëntor 2020
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.