Mê 4 maj 1980 kishte vdekur Josip Broz Tito.
Nga viti 1934 njihej më nofkën Tito ndërsa pas luftës se II-të botërore njihej efhe si Marshall Tito.
Ishte lidër komunist i cili mê ndihmën e byrosê pklitike tê Kominternit sovjetik nga viti 1937 kishte qenë sekretar i byros politike në PKJ.
Në luftë më partizanët ishte i rreshtuar më forcat Anglo-amerikane dhe falë aleatëve i kishte eleminuar forcat çetnike, ustashe , bjelo gardiste , milicinë muslimane , Millan Nediqin e mbretin Serrbë Karagjorgjeviq duke i akuzuar për koloboracionizëm më okupatorët .
Prej vitit 1945 ishte lidër suprem partiak e shtetëror i Jugosllavisë se Avnojit.
Ishte promovues i vëllazërim- bashkimit e idesë se patriotizmit Jugosllav.
Përmes një harmonie serrbo -kroate e muslimane në BH e kishte mënduar jo vetëm koekzistencën në Jugosllavi por edhe përspektivën e RSFJ-së përmes BH e kishte menduar si një Jugosllavi në miniaturë.
Kishte arritur ti mbijetonte Stalinit në vitin 1948 pas konfliktit tê njohur më informbyron komuniste sovjetike.
Idenë e tij për ta bërë Shqipërinë republikë të shtatë brenda Jugosllavisē nuk kishte arritur ta realizonte , më ç’rast në vitin 1947 edhe ishin prishur raportet Jugosllavo-Shqiptare për një kohë tē gjatë.
U kishte mbijetuar shumê intrigave dhe kishte arritur ta eleminonte Masokun kroat më Mika Tripallo pastaj kundershtarët si Mark Nikeziqin,Millovan Gjillasin, Ivan Goshnjakun, Rankoviqin në pleniumin e Brioneve në vitin 1966.
Pas pleniumit të Brioneve ishte përmirësuar edhe pozita e Shqiptarëve në një masë më hapjën e univezitetit në gjuhën shqipe në vitin 1970, më kushtetutën e vitit 1974, më lejimin e pěrdorimit të flamurit kombëtar dhe më krijimin e raporteve kulturore e arsimore më Shqipërinë edhe pse Kosova kishte mbetur njësia federale më e pazhvilluar dhe Shqiptarët edhe pse numërikisht ishin të tretit në RSFJ , njiheshin si kombësi , term që i’u atribohej pakicave në Jugosllavi dhe më të madhe nga forcat kohezive jugosllave si APJ e PKJ shiheshin si kolonë e pestë e jo lojal .
Pěrmes dy faktorëve koheziv APJ -së e PKJ-sê kishte arritur që më fanatizem ta ruante postin e tij partiak , ushtarak , shtetëror e Jugosllavinë.
Kishte mbajtur qëndrim neutral ndaj tê fuqive rivale nê pêriudhên e luftês se ftoftë.
Ishte promotor më Naserin , Nehrun e Kastron i krijimit tê levizjês se të painkuadruarëve si njê levizje e botës se tretë e kundër bipolaritetit , luftës se ftoftë e garës në armatim e binomit SHBA-BRSS.
Më vdekjën e tij praktikisht kishte vdekur edhe jugosllavizmi , vëllazërim-bashkimi e çdo ide e koekzistencës aktive e paqësore brenda Jugosllavisë se Avnojit.