14.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Rafet Ismajli

“Mafia e politika sot janë dy fuqi të cilat jetojnë në të njejtin terren.

Ato ose e luftojnë njera tjetrën ose bêjnë ujdi”

Paolo Borsellino ish gjyqtar e bashkëpuntori më i ngushtë i Giovanni Falcone i cili ishte vrarë vetëm dy muaj pas vrasjës se Falcone më 23 maj 1992 në Palermo nga klani Cosa Nostra-s Korleonesi.

  • “”””””””””””””””””
  • Më 15 korrik 1924 në Junik ka vdekur Azem Bejtë Galica.
  • Ishte amanet i tij i fundit se as i vdekur trupi i tij mos ti dorëzohet në duar të serrbëve dhe shokët në fshehtësi të madhe e kishin varrosur në shpellën e Përçevës.
  • Ishte udhëheqës i levizjës kaçake pas vdekjës se themeluesit të saj Shaqir Smakës për 12 vite deri në frymën e fundit.
  • Nga frika prej Azem Bejtës e sidomos kur kumonte zëri i luftetarëve kur këndonin e deri në qiell dëgjohej kënga ” o prite Azem Galicën o hej” që ishye bërë një lloj himni i kohës,qeveria serrbe në Beograd , Drenicën në vitin 1923 e kishte shpallur si zonë të lirë pasi ajo nuk mund të qeveriste atje, e kjo kishte shkaktuar revoltë të madhe në parlamentin serrbë ,sa që deputet serrbë të Kosovës në Serrbi më ironi thonin se në jemi deputet të dyfishtê të Serrbisê dhe të shtetit të jashtëligjshëm të Azem Galicës.
  • Hasan Prishtina në vitin 1924 në Shkodër në një tubim më luftetarët e zonave kryengritëse të viseve Shqiptare , e më bekim e tyre njëzëri Azem Bejtën e kishte shpallur Kryekomandant të gjitha zonave të luftës çlirimtare në Shqiptari.
  • Ishte trim i përmasave mitike e themelues i Arbërisë se vogel i cili më çetën e tij e bashkë më Shotë Galicën kurrë nuk i ishin dorëzuar Serrbisë dhe trimëritë e tij kishin bërë që publicistika e historia serrbe Drenicën ta mallkojnë duke e etiketuar si zonë e pamposhtur e të pa bindur dhe nga koha e Azem Bejtës kishin lindur idetë për shfarosjën e Drenicës nga vetë krali Karagjorgjeviq, më vonë Pashiqi , Çubriilloviqi , Brajeviqi e deri të Millosheviqi i cili e kishte pranuar nē Hagë se atë moment kur nuk e kemi shfarosur krejtë Drenicën në luftën e vitit 1945 kundër Shaban Polluzhës e kemi humbur Kosovën përgjithmonë.
  • Azem Bejtë Galica e kishte dëtyruar kralin e Serrbisë të bënte ndarje të re territoriale në Kosovë nga pamundësia që ta gjunjezonte Azem Bejtën.
  • Krali serrbë e kishte derguar ushtarakun më nam të asaj kohe Kosta Peçancin ta nênshtroj Azem Bejtën por për 12 vite Azem Bejtën e Levizjën kaçake nuk kishte mundur ti diciplinoi.
  • Krali serrbë në pamundësi të nënshtrimit të levizjës kaçake i kishte ofruar Azemit autonomi tê Drenicës, Vushtrrisë , Mitrovicës, Malisheves, Klinës që njihej si Arbëria e vogel por Azemi ishte i prerë se nuk e pranon lirinë e Arbërisë se vogel pa lirinë e Shqiptarisë.
  • Azem Bejta kishte mbajtur lidhje më Hasan Prishtinën e Bajram Currin e moment vendimtar i jetës se Azem Bejtës ishte pjesmarrja e tij në fjalimin e Hasan Prishtinës të mbajtur në kullën e Ahmet Delisë në Prekaz.
  • Azem Bejtë Galica pas largimit të perandorisë Osmane e disfatës se Kumanovës se vitit 1912 kur ishte pushtuar Shkupi e Kosova nga Serrbia plot 12 vite i kishte dalur zot atëdheut duke e luftuar Serrbinë e xhandarmêrinë e çetnikut Kosta Peçancit.
  • Azem Bejtë Galica ishte kryetrim e hero i përmasave mitike i cili plotë 12 vite nuk i ishte dorëzuar Kralit serrbë e i cili interesat e Kosovës e të Shqiptarisë i kishte para atyre tê Drenicës e të Arbërisë se vogël dhe për 12 vite për asnjë moment e për asnjë çmim nuk ishte lekundur para ofertës se Kralit e forcës e represaljeve të xhandarmërisë serrbe.
  • Serrbia edhe pse në vitin 1923 ishte terhequr nga zona e Arbërisë se vogël më 15 korrik 1924 ditën e tretë të kurban Bajramit më 12000 forca të xhandarmërisë e kishte sulmuar Drenicën duke vrarë, djegë gra , pleqë e fêmijë e fshatra të têra ku Mikushnicën , Galicën e Luboveçin i kishte bërë rrafsh më tokë.
  • Në kêtë ditë mē 15 korrik nga plagët e marra rrugës në Junik kishte pushuar se rrahuri zëmra e madhe e Azem Bejtë Galicës.
  • Mjerisht kjo Kosovë as 100 vite pas vdekjës se Azem Bejtës në Junik e të Shotë Galicës në Fushë Krujë në vitin 1927 nuk e ka ndëruar në Prishtinë më shtatore qiftin emblematik e të përmasave mitologjike Azem e Shotë Galica.
  • Prishtinë :

    15 korrik 2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.