Para 88 vitëve në Selanik të Greqisë më 13 gusht 1933 nga një dorë tradhetari ishte vrarë Hasan Prishtina ideolog i çlirimit e bashkimit kombëtar.
Më origjinë nga fshati Polac i komunës se Skenderajit i fisit Berishë, ishte deputet i parlamentit Osman por herët i kishte vërejtur intrigat e Xhonturqëve, Xhavit Pashes e Haki Pashes e nuk i kishte besuar as Hyrjetit (( kushtetutes ) Osmane e më kohë i kishte vërejtur planët e Serrbisë , Malit të zi, Greqisë e Bullgarisë kundër trojeve etnike Shqiptare.
Zgjidhjën e shihte të lufta çlirimtare , kishte rrokur armët duke u prirë kryengritësve Shqiptarë për mbrojtjën e Shkupit , Vilajetit të Kosovës e trojeve Shqiptare.
Ishte i bindur se pa u mbrojtur Shkupi muk mund të mbrohej Kosova e mjerisht pas betejës se Kumanovës në vitin 1912 e rënies se Shkupit më 25 tetor 1912 në duar të serrbëve ashtu edhe doli sepse Shkupi ishte kryeqëndra e Vilajetit të Kosovës nga viti 1865.
Ishte pjesmarres i shpalljës se pavarësisë se Shqiperisë , kryeministër,ministër i arsimit, pjesmarres i kongresit të Lushnjes .mbrojtës i zonës se lirë të Junikur nga Zogistêt e Serrbët,e përkrahes i qeverisë se Nolit.
Baahkë më Isa Boletinin e Bajram Currin e kishin marrë përsipër organizimin e kryengritjës në Kosovë në përiudhën e viteve 1909-1912.
Ishte përsonaliteti më poliedrik i Shqiptarisë i cili e kishte shitur terë pasurinë e tij për organizimin e kryengritjës Shqiptare dhe kishte qenë i pakompromisë e i palekundur kundër kolaboracionistëve e atyre që bënin pazare më tokat shqiptare për pushtet e qëllime tjera më Serrbët, Grekët e Turqit .