Çka tregoi Afganistani.
Afganistani tregoi se pa u luftuar shkaku pasojat janë të pashmangshme.
Afganistani tregoi se kurrë forca nuk mund të imponohet para preventivës.
Sot perendimi po e përjeton krizën e refugjatëve Afganë sepse nuk e luftoi shkakun.
Afganistani tregoi se kur nuk funksionon plani A e mungesa e planit B sjellë kaos e pasiguri.
Afganistani tregoi se nuk kishte fare alternativë dështimi eventual i planit A dhe investimi 20 vjeçar shkoi huq për 9 orē.
Afganistani tregoi se kjo gjeopolitikë nuk po merret seriozisht më shkakun e nuk nxorri mësime nga Al qaida dhe pikërisht kompromisi i heshtur më talibanët ata i solli në skenë.
Kjo gjeopolitikê sot bazohet në kompromise , balance e jo drejtësi.
Për gjeopolitikën sot zgjidhje e pranueshme është një paqe e brishtë para vazhdimit të luftës.
Politika e balanceve jo vetëm në Afganistan por edhe në vende tjera ka sjellur paqe gjysmake, status quo e jo stabilitet.
Pikërisht politika e balanceve e solli rezolutën 1244 në Kosovë e një konflikt të ngrirë nê Veriun e Kosovës prej 10 qershorit 1999.
Paqja e bazuar në balance nuk është zgjidhje por prolongim e prolongimi është vetëm shtyerje e metejme e problemit e asgje tjetër.
Gjeopolitika sot jo që e anashkolon shkakun por e merrë fakt të kryer gjendjën ekzistuese e i subordinohet asaj.
Për gjeopolitikën sot parësore janë interesat e bazuara në resurse energjitike dhe mbrojtjën e lirive e të drejtave të njëriut për realizimin e interesave tê tyre e përdorin si farsë e për propagandë.
Prishtinë:
19 gusht 2021
“”””””””””””””””””””
Mendoj se talibanët dhe ISISI janë krijuar nga sherbimet intelegjente perendimore Amerikane , Britanike, Franceze ,Gjermane e Mosadi Izraelit më qëllim të zbehjës se imazhit të Islamit paqësor e të diskreditimit të fesë Islame në botë.
Këtë e bazoj nē faktin se cak kryesor i Talibanëve , ISIS-it e Al Qaides krahas perendimorëve ishin edhe 4 vendet kryesore të Islamit tradicional.Sunit-Vehabist Turqia, Malezia,Egjipti e Arabia Saudite.
Dyshumët e mia i bazoj në faktin se SHBA -të i kanë aleate Arabinë Saudite si qendër e sektit Vehabi, Egjiptin e Tuurqinë si qendra tê sektit sunit , ndersa Rusia i pêrdorë Iranin si qendra kryesore e sektit shiit e Sirinê si qendër e sektit shit-alavi.
Radikalizmi e ekstremizmi nuk përkojnë më Islamin tradicional.
Thirrja e Talibanëve e ISIS-it kinëse në devotshmëri ndaj sheriatit e për një kalifat islamik janë vetëm maskime.
Trajtimi i fëmrave si skllave(robë të Zotit) e keqpërdorimi i fëmijëve për kauza politike edhe nga organizatat radikale shiite Hisbollah e Hamas nuk mund të janë urdhëra të Zotit.
Në Kosovë nuk ka rrezik nga ideologjitë ekstremiste sepse mbi 80% janë neutral ndaj feve dhe ndihen Europianë dhe nuk mund kurrë këto ideologji radikale ta kenë strehë Kosovën.
Në nuk guxojmē të heshtim para këtyre dy të këqijave të mëdha.
Nuk i kuptoj klerikët tanë fetar pse nuk prononcohen sepse heshtja para të keqës nënkupton edhe pajtim më të.
Më falni miqë.
Qendrim personal.
“”””””””””””””””””””””””
Le te më falin Xhevdet Gashi, Ilir Tolaj, Ilir Shaqiri,Naim Gjoshi, Genc Prelvukaj , Milaim Mezini , Skender Hasi e ca të tjerë si kantautor e artist të këngës burimore Shqiptare se nuk jam profesionist i muzikês por nuk mund të kritikohet aq shumë Bregoviqi e turbo folku i krijuar nga ai kur edhe muzika tallava është e ngjashme dhe e krijuar nga Romet në Serrbi në vitet e 80-ta të shekullit tê XX.
Muzika tallava e turbo muzika janë krijuar në vitet e 80-ta si refleksion i njera tjetrës.
Sot muzika tallava -rome e dominon tregun tonë muzikor e unë mendoj se këta këngëtarët tanë u’a kanë kaluar edhe Romëve më avancimin e tallavasë dhe nëse diçka ka vjedhur Kosova nga Serrbia është muzika tallava.
Aq më keq këta tallava këngëtar çdo ditë promovohen nepër studiot tona TV të Ekrem Llukes, Berat Buzhales , Devollëve e mos të flasim për TV tjera lokale.
Qendrim përsonal