UÇK është shenjtë , unike e vlera mê sublime në historinë tonë.
Është vlera e cila na e kthej dinjiterin e nëpërkëmbur e krenarinë e humbur ,është vlera e cila na e solli lirinë dhe të jemi realist pa sakrificën e luftetarëve të lirisë, gjakut të tyre e gjymtyrëve që i’u mbetën në istikame liria nuk kishte arritur kurrë.
Historia ka dëshmuar se vetëm çizmja e ushtrisë e hjekë çizmën e ushtrisë tjetêr dhe kush ka menduar e mendon ndryshe është skolastik( njéri i shkëputur nga realiteti).
UÇK i takon historisë ajo bêri të pamundurën të mundur e ëndrrën tonë realitet ,e varrosii përgjithmonë idenë serrbe për Kosovën bashkë më mitin e ikonografinë kishtare mejetare ortodoke të saj për kinëse Kosovën si tokë e shenjtë e djep i serrbizmit.
UÇK nuk mund të mohohet sepse është vetë historia e jonë.
Por UÇK nuk mund të pëvetêsohet .
Ata që i referohen UÇK-së e thirren në meritokraci poashtu e kanë gabim.
UÇK nuk baltoset vetëm më mohimin e saj por edhe duke e keqpërdorurë atë për qëllime përsonale.
Ky diskurs i rrezikshëm duhet të merrë fund.
Mohuesit e UÇK-së dyshoj se kanë gjakë Shqiptari duhet ta dinē se mohimi i saj qon të adhurimi i tjetrit, por edhe disa duhet të dinë se lakmia e ideali nuk shkojnë bashkë.
Përkulje para luftetarëve idealist por jo edhe para përfituesve .
UÇK si guerilen më të sukseshme në histori e cili lindi e u rilindë disa herë si feniksi nga hirii po e dëmtojnê dy tendenca antagoniste siç janë mohimi i saj në njerën anë dhe pêrvetêsimi i saj në anën tjetër.
Che Guevare thoshte se armiqtê më të mëdhënjë të gjakut të derdhur për liri janë krahas sabotuesve e mohuesve edhe vetë luftetaret pa ideal e lakmitaret.
Mjerisht UÇK si vlerë sublime është keqpërdorurë e po keqpërdoret për klane e individ të caktuar dhe diskursi i përvetësimit të saj nga ana e disave po sjellë të ashtuquajturin efektin domino.
Edhe tendenca serrbe pêr arkiva të UÇK-së i ka 3 qêllime:
1.denigrimin e kriminalizimin e luftës sonë.
2. barazimin e agresorit më viktimën.
3. Për ta bërë UÇK-në përgjegjëse për përsonat e zhdukur.