15.5 C
Tiranë
E dielë, 26 Prill 2026

Rafet Ismajli

Sot paska ndërruar jetë Sejdi Koca veprimtar i madhë i çështjës kombëtare , bashkëthemelues i LDK-së në Skenderaj bashkë më veprimtarin e madhë Idriz Rrecajn i cili figuron si i zhdukur edhe 21 vite nga përfundimi i luftës, ishte anëtarë i keshillit të përgjithshem të LDK-së në Kosovë, kontribues i madhë i aksionit për pajtimin e gjaqëve në fillim tê viteve të 90-ta në Kosovë e personalitet më vyrtyte të larta morale e kombëtare.

Ishte i izoluar nga regjimi i Millosheviqit në vitin 1989 bashkë më shumë intelektual tjerë që ishin kundër ndryshimeve kushtetuese dhe i pari i cili para kamerave televizive në televizionin serrbë ZIP , i kishte treguar tmerret e përjetura që i kishin patur grupi i ntelektualëve të izoluar Shqiptarë pa asnjë Vendim gjyqësor në Nish, Leskovc e Vranjë të Serrbisë.
Pas themelimit të LDK -së Kosovë më 23 dhjetor 1989 punoja si praktikant në gjykatën komunale për kundêrvajtje e më pat thënë i pari leshoje punën se Jugosllavia s’shtë më shtet i yni , ne e kemi shpallur shtetin tonë Kosovën dhe rrugët më Serrbinë i kemi ndarë përgjithmonë dhe fjalët e tij ishin vendimtare në rrugëtimin tim e nuk do i harroj kurrë e do ti jam përjetê mirënjohës.
Ishte i palekundur për realizimin e idealit kombëtarë prej vitit 1968 .
Lavdi jetës e veprës se tij madhore.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij.

Prishtinë:

8 tetor 2021

“””””””””””””””””

Samiti i Berdos mes BE e gjashtë vendeve të Ballkanit perendimor tregoi se BE është lodhur më politikat e zgjerimit drejt lindjës e veçmas ndaj Ballkanit perendimor.
Edhe për shkak të diferencave në stadin e zhvillimit e më tepër shkaku i paragjykimeve kjo BE ballkanin e konsideron zonë nevralgjike e diçka mes lindjës e perendimit apo as lindje e as perendim.
Ky samit tregoi se edhe procesi i Berlinit ishte thjeshtê një ide e asgje tjetër dhe se koha e integrimit të gjashtë vendeve të ballkanit perendimor në BE nuk dukët askund në sfond dhe pas Brexit as vetë kjo BE se din çka don dhe më apo pa dashje vendet e ballkanit perendimor po i shtyn drejtë solucionëve tjera .
Vetë kjo BE e në veçanti Franca e Gjermania po varën nga gazi e interesat ruse dhe po e sakrifikojnë ballkanin perendimor siç e sakrifikuan Crimenë për gazin rus.
Siç po shihet sllogani rutinor i BE vazhdoni më reforma nuk është asgje tjetêr pos blerje e kohës e tregti më shpresën e vendeve të ballkanit perendimor.
Fundja stadi zhvillimor, kulturor e i nivelit të përgjithshëm i Rumanisë e i Bullgarisë nuk është para gjashtë vendeve të ballkanit perendinor , e kjo e tregon standartin e dyfishtë të BE rrethë politikave të zgjerimit.
Vetë deklerata e kancelarës në ikje Angela Merkel për mos të caktuar një datë të anëtarësimit të vendeve të ballkanit perendimor në BE tregon sa e largët është rruga e integrimit e këtyre gjashtë vendeve të ballkanit perendimor.

Prishtinë:

8 tetor 2021

“”””””””””””””””

Kosovës i duhet një reformë zgjedhore e mirëfilltë.
Kosovës i duhet një ligj zgjedhor që i merrë parasysh specifikat kosovare e jo si ky i tashmi një sistem zgjedhor i imponuar nga ndërkombëtarët një sistem zgjedhor proporcional i kombinuar e më qëllim të akomodimit të pakicave
Ka kaluar koha e eksperimenteve më Kosovên e veçmas ka laluar koha e këtij sistemi demode zgjedhor.
Kosovës nuk i duhen vendet e rezervuara e as sistemi i balotazhit.
Balotazhi nuk përfaqëson verdiktin qytetar por pazaret e koncesionët partiake për poste.
Pa balotazh kurrë nuk do ishin bërë kryetar Zenun Elezaj në Klinë, Agim Bahtiri në Mitrovicë, Xhafer Tahiri në Vushtrri e Mytaher Haskuka në Prizren.
Zenun Elezaj në komunën e Klinës nê rundin e parë i kishte fituar vetëm 25 % të votave e ky shembell eklatant tregon pse balotazhi nuk përfaqëson verdiktin zgjedhor por pazaret partiake sepse pos tij edhe Agim Bahtiri, Xhafer Tahiri e Mytafer Haskuka i kishin hyrë garës në balotazh si të dytët më një diferencë solide nga i pari.
Balotazhi Kosovës i është imponuar nga ndërkombëtarët , tashme është sistem i tejkaluar e përfaqëson kombinatarikat e pazaret partiake pas rundit të parë zgjedhor.

Qendrim përsonal.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.