“”””””””””””””””””
Kryetari i zgjedhur i Prishtinës nuk i fitoi zgjedhjet por i humbi Arben Vitia.
Vitia humbi përballë katërkëndëshit LDK-PDK AAK- MEDIA.
Arben Vitisë i’u kthyen në bumerang, arroganca, vetëbesimi i tepërtë në fitore dhe fshehja prapa kryeministrit Kurti.
Zoti Rama ka një dallim mes të thënit e të bërit.
Ka një dallim mes retorikës zgjedhore për pushtet e të qenurit kryetar.
Poashtu ka dallim mes skicave kur në letër vendoset e zeza mbi të bardhën e realizimit praktik tê ideve.
Kryetar problemet ndryshe vështrohen nga rruga e ndryshe nga zyra e komunës.
Kryetar kujdes besimi mê lehttë humbët sesa fitohet.
Kryetar juve ju mungon pervoja institucionale e mos harro se në jetë pritëshmëritë e mëdha dinë të sjellin zhgënjime të mëdha.
Ke një mal më probleme por të paktën mundohu të fokusohesh të ndalja e degradimit të qytetit, provo ndonjë zgjidhje për këtë kaos në trafik dhe të paktën kesaj rinie mundohu të ja kthesh të vetmën gjë që i ka mbetur shpresën.
Kryetar një maksimë thotë mos i beso atij që premton shumë por atij që premton më pakë se zhgenjehesh më pakë.
Kryetar koha ecën shpejtë e 4 vite janë 5 % e jetës sonë biologjike, prandaj përvili mengët e kalo nga fjalët në vepra sepse armikun më të madhë e ke kohën që nuk.pretë.
Kryetar për hirë të korrektësisë po tregoj se në kêto zgjedhje nuk ishe i preferuari i im,por pasi në demokraci vullneti i pakicës i subordinohet vullnetit të shumicës prandaj e akceptoj verdiktin e shumicës popullore përmes mendimit të shprehur përmes votës se lirë dhe pasi jam banor i përhershëm i Prishtinës nga 14 nëntori je edhe kryetar i imi pasi sovrani ta delegoj legjitimitetin përmes mekanizmit të votës se lirë.
Kryetar trego transparencë se ju sot në kallxo.com deklaruat se i keni ofro 11 milion euro pasuri të paluajtshme e 6 milion borgje e këtë e keni fshehur para dhe gjatë fushatës e në vende tjera ju për mosdeklarim të pasurisë e të borgjeve do të kishit pasoja serioze.
Prishtinë:
17 nëntor 2021