Më shkas!
Feja e ktishterë në vitin 1054 është ndarë në fenë Rimo-katolike dhe atë ortodokse-lindore.
Nê vitin 1648 më marrëveshjën e Westfalisë shteti është ndarë nga feja duke i hapur rrugë sekularizmit.
Edhe pse ka ndodhur ndarja e fesë se krishterë duke u thirrur në vlera ekumenike ka përpjekje për një bashkim të fesë se krishterë.
Vetë Papa Françesku në vizitën e fundit që i bëri Greqisë e kishës ortodokse thirrej për një kauzë të krishterë që ka për bazë një kishë ekumenike( afêrsi të krishterë e gjëra që i bashkojnë).
Shumê mendojnë se për shkaqe ekumenike Vatikani nuk e njehë pavarësinë e Kosovës për faktin se ka popullsi shumicë muslimane .
Të përfaqësosh sekularizmin , diversitetin kulturor e konfesional në njerën anë e të thirresh në vlera ekumenike është paradoks e mendêsi arkaike, skolastike tipike e kryqëzatave mesjetare kështu unë e mendoj.
A mendoni ju se Vatikani nuk e njehë shtetin e Kosovës për arsye ekumenike apo nuk dëshiron ti acarojë marrëdhëniet më kishën simotër ortodokse e Patriarkanën e Moskes?
P.S.
(Dihet shtetet ortodokse nën ndikimin e Patriarkanës se Moskes pos që mbajnë qendrim mohues edhe e luftojnë shtetin e Kosovës e shtetet latino-amerikane( Papa vjen nga Argjentina) nën ndikimin e Vatikanit poashtu mbajnë qendrim mohues kundrejt Kosovës).
Qendrim personal
“”””””””””””””””””
Urime dita e Veteranit të UÇK-së , juve që jeni më meritorët për lirinë tonë.
Urime juve që na zgjuat nga letargjia e na e kthyet krenarinë e humbur e dinjitetin e nepërkëmbur ,kur u ngritet e u ringritet si feniksi prej hiri duke e bërë të pamundurën të mundur e ëndrrën e lirisë realitet e që arritet të fitonit mbi armiqtë e padukshem të asaj kohe frikën , defetizmin , inercionin e armikun e dukshëm Serrbinë bashkë më ëndrrën e saj për Kosovën si tokë serrbe.
Urime juve që historinë e Kosovës e ndryshuat më mund, djersë e gjakë e treguat se liria nuk dhurohet por fitohet e në që falë sakrificës suaj sublime po e gëzojmë lirinë e sa të këtë jetë mbi këtë tokë do të përkulem më pietet para juve .
Prishtinë: