Greqia e mban në fuqi ligjin e luftës më Shqipërinë sipas dekretit të parlamentit grek nr 2636/ 1940 më arsyetimin se Gjermania e kishte pushtuar Greqinê përmes territorit të Shqipërisë.
Atëbotë Shqipëria ishte vendi i parë në Europë e cila ishte pushtuar nga thundra fashiste e Musolinit dhe nuk ka mundur të pengojë hyrjën e trupave gjermane përmes Shqipërisë.
Më 22 nëntor 1940 duke e shfrytëzuar nazi-fashizmin jo vetëm se e kishte pushtuar Korçën Greqia por më 28 nëntor mbreti i Greqisë nuk kishte lejuar festimim e ditës se pavarësisë se Shqipërisë më 28 nëntor 1940 ,e për herë të parë ushtria greke e kishte pushtuar Korçën në vitin 1913.
Greqia ishte deri në vitin 1944 aleate e ngushtë e Gjermanisë naziste dhe falë forcave aleate ishte çliruar nga qizmja naziste , veçmas falë kryeministrit britanik Churcill e frikës nga rreziku komunist e sovjetik kishte mbetur zonë e interesit perendimor e asesi për ndonjë meritokraci të grekëve në luftën antifashiste dhe për ironi të fatit politika shovene greke i kishte privuar nga pronat e shtetësia Qamët autoktonë duke i akuzuar për kolaboracionizëm më nazistet e vetë deri në vitin 1944 ishte aleate e ngushtë e Hitlerit.
Politika greke prej vitit 1944 e programi nacional grek Megaliidea , ide shovene për zgjerimm veçmas në jugun e Shqipërisë e në Thrakinë lindore e atë perendimore, kurrë nuk i ka fshehur pretendimit për jugun e Shqipërisë të cilin ajo e quan si Vorioepirin grek.
Patriarkana e Konstamdinopojës nga viti 1922 e ka luftuar autoqefalinë e kishës ortodokse Shqiptare dhe e ka mohuar përdorimin e gjuhês shqipe në kishë dhe edhe sot lutjet në kisha bêhën në gjuhên greke.
Edhe pas rrezimit të komunizmit , konkrerisht prej vitit 1992 kisha ortodokse Shqiptare drejtohet nga mitropolit grek dhe në të gjitha kishat ortodokse në Shqipëri gjuha greke përdoret si gjuhë e parë.
Mitropolotet grek në Shqipëri sipas udhëzimeve strikte të patriarkanës se Konstandinopojës pasi kisha ortodokse Shqiptare është nën patronatin e saj , përmes kishës e veçmas përdorimit të greqishtës po e greqizojnë jugun e Shqipërisë në mënyrë paqësore si dhe përmes joshjës e instrumentalizimit të minoritetit grek e vllehë të cilët janë vënë në shërbim të politikës shovene greke.
Patriarkana e Konstandinopojës e mohon kishën ortodokse Shqiptare dhe në diptikët kishtar( shfletimet kishtare) e rangon në vendin e 13 -të edhe më poshtë se patriarkana e Moskës e cilae rangon në vendin e 12-të.
Patriarkana e Moskës dhe e Konstandinopojës në rangun e parë të diptikëve kishtar e rangon kishën Ruse, Serrbe e Greke.
Tri programet më të njohura për shfarosjën e Shqiptarëve nga harta ballkanike ishin Narçetanie serrbe , Megaliidea greke , tê dyjat datojnë nga viti 1884 dhe idetë e pansllavizmit të ideologut rus Daniellevskyt.
Këto tri ide shovene kishin lindur në kohën e luftërave ruso-turke para traktatit të Shen Stefanit kur Rusia pritej të fitone ndaj Perandorisë Osmane e cila i’u kishte dhënë dritën jeshile Serrbisë , Malit të zi e Greqisë të zgjeroheshin në llogari të trojeve Shqiptare të cilat ishin nën administrimin Osman.
Prishtinë:
20 janar 2022