11.5 C
Tiranë
E martë, 31 Mars 2026

Rafet Ismajli

Ish administratori i OKB në Kosovë , Bernard Kushner më Rregulloren e UNMIK-ut 1999/24 ligjet e RF të Jugosllavisë e të Serrbisë për përiudhën 23 mars 1989-10 qershor 1999 i kishte shpallur të aplikueshme në Kosovë e duhet potencuar faktin se në atë kohë pjesë e këshillit tranzitor të Kosovës ishin LDK, PDK , AAK , LBD e PPK.

Vlen të cekët se rivaliteti i partive Shqiptare për pushtet e meritokraci në emër të lirisë se Kosovës kishte bërë që ato të shiheshin si armiq e jo si rival dhe ligjet serrbe të përiudhës diskriminuese të kalonin në heshtje .
Keshilli tranzitor bashkë më misionin civil tē OKB-së UNMIK-un konform rezolutës 1244 sipas kornizës kushtetuese të vitit 2001 kishin mision primar të përcillnin zbatimin e ligjeve në përiudhën e tranzicionit e cila mendohej të ishte tre vjeçare dhe të përgadisnin Kosovën drejt statusit final përmes kalimit të kompetencave prej UNMIK-ut tek vendorët .
Këto ligje diskriminuese që ishin aprovuar pa vullnetin e Shqiptarëve prej suprimimit të sutonomisë sonë , më çka praktikisht Shqiptarët ishin përjashtuar nga jeta publike e institucionale , kishin kaluar në heshtje ( ishin pranuar) nga klasa politike Shqiptare në Kosovë dhe shtresat biznesore ekskluzivisht për interesa të tyre, transaksione më prona serrbe e ptivatizime përmes AKM-së e vlen të cekët se kjo Rregullore i’u kishte mundësuar Shqiptarëve që ti privatizonin banesat sipas ligjit të RFJugosllavisë të vitit 1996 që i kishin në shfrytëzim të përkohshëm dhe të jemi realist ky fakt kishte bërë të heshtet e mos të kundërshtohet zbatueshmëria e ligjeve serrbe të përiudhes diskriminuese.
Klasa jonë politike deri më sot nuk ka kërkuar shfuqizimin e kësaj Rregullorje e cila ligjet e përiudhës diskriminuese i kishte bërë të zbatueshme në Kosovë sepse kishim klasë politike të papërgjegjshme e cila nuk kishte vizion për të ardhmën dhe e cila ishte e preokupuar më shumë për akomodimin e interesave të saja lidhur më privatizimin e ish pronave shoqërore, hapjën e kolegjeve fitimprurëse private dhe të financimin e mediave e të OJQ që ishin në shërbim të tyre.
Në Kosovë pas vitit 1999 ,ishte shkelur një praktikë e krijuar ndërkombëtare, sipas të cilës të gjitha vendet e dalura nga lufta punën e parë që e kishin bërë ishte shfuqizimi i ligjeve të kohës se pushtimit si ligje diskriminuese e të pazbatueshme , ndërsa në si vend sui generis edhe më këtë rast vepruam ndryshe.
Si mund ti respektojmë në më meritorët që e u flijuan për lirinë tonë , kur në i zbatojmë më përpikmëri ligjet e Serrbisë se përiudhës diskriminuese e madje asnjherë nuk kemi bërë përpjekje zyrtare për shfuqizimin e tyre.
Falë kesaj Rregullorje e kemi Aktgjykimin e Kushtetueses për pronat e manastirit të Deqanit dhe ndërtimin e kishës serrbe në oborrin e Univerzitetit të Prishtinës.
Nëve po na del vonë gjumi e po reagojmë vetëm sa për të thënë diçka.
Kështu nuk shkohet përpara sepse ligjet sjellin pasoja nëse më kohë nuk mendohet për zbatimin e tyre.
I shohë ca analistë nepër studio televizive më diploma të kolegjeve private e grada sipas rroktarizmit partiak e jo meritokracisë që flasin kuturu e fare nuk e kuptojnë kompleksitetin e problemëve e as pasojat e moszbatueshmërisë se vendimëve që derivojnë falë ligjeve të zbatueshme qofshin edhe ato të përiudhës diskriminuese e që po na dêmtojnë tej mase sot.
Në vëndet normale kur aprovohen ligjet mendohet për zbatueshmërinë , impaktin e koston e tyre më kohë e jo si tek në që i mbyllim sytë e vetëm kur ballafaqohemi më pasojat e zbatimit të tyre zgjohemi nga letargjia.
Prishtinë:

27 maj 2022

“”””””””””””””

Pata ndërin të takohem më Liderin e Pazarit të ri e Sangjakut, themeluesin e SDA ,Sylejman Uglanin sot në një tubim përkujtimor ,i cili e pranoi publikisht prejardhjën e tij Shqiptare ,faktin se popullata e Sangjakut ishte më shumicë rrethë 60% Shqiptare para vitit 1945 dhe se Sangjaku që sot i takon Serrbisë e Malit të zi ishte pjesë integrale e Vilajetit të Kosovës nga viti 1864 dhe i ishte bashkangjitur Serrbisë nga komunistët pa vullnetin e Boshnjakëve e Shqiptarëve të Sangjakut në vitin 1945.Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Uglanin më brengosje të thellë i’u referua asimilimit të Shqiptarëve në Sangjak,si dhe nuk e harroi faktin notor se popullata në Pazarin e ri më rrethinë ishte shpetuar nga masakrimi i Çetnikëve të Drazha Mihajloviqit e pastaj Çetnikëve të konvertuar në partizanë , vetëm falë mbrojtës se tyre nga ana e Shqiptarëve të Kosovës në vitet 1944-1945 nën udhëheqjën e Shaban Polluzhës e Aqif Blytës ,dhe se për mbrojtjën e Pazarit të ri( Novi Pazarit) kishin rënë heroikisht 144 vullnetar nga Kosova.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.