Disfata e Napoleon Bonapartes në Waterloo më 18 qërshor të vitit 1815 ishte fundi i gjeneralit më të madh në botë i të gjitha kohërave pas Aleksandrit të Maqedonisë.
Waterloo ishte fatale për gjeniun ushtarak Napoleonin i cili pjesên e mbetur të jetës e kaloi në vetmi në ishullin e Shen Helenes dhe tregoi së edhe një disfatë e vetme në momentin e caktuar vlen sa 100 fitore , dhe në fund disfatat janë ato që e vulosin fatin e perandorive e të perandorëve .
Për ironi të fatit Napoleonin i cili i varrosi idetë arkaike mesjetare , i parapriu ndryshimeve revolucionare dhe zhvillimeve kulturore në Europë, Wateeloo brenda një dite e kishte katapultuar prej njeriut më të fuqishëm të botës në një të izoluar në një ishull.
Në fund Napoleonin e tradhëtoi edhe fati në kundërshtim më maksimen latine se fati është më guximtarët, por ai nuk mundi ti ikë maksimës se njohur se lufta i han bijtë e vetë .
Waterloo e ndërpreu ëndrrën e madhe të Napoleonit për ndryshimin e botës dhe tregoi se realizimi i dëshirave i subordinohet mundësive dhe se ato pa mundësinë mbesin thjeshtë fiksione sepse edhe vetë Npoleoni i madh në kujtimet e tij e theksonte se dëshira është asgje pa mundësinë.
Waterlo tregoi se stategjia e ndërtuar vetëm rrethë një përsonaliteti , karizmës e kultit të tij nuk mjafton , por aleancat janë detërminuese për fatin e luftës.
Waterlloo tregoi se koha e fitoreve pa aleanca i takojnë historisë dhe besimi i Napoleonit të gjenerali i tij Fushe se Frances nuk i duheshin aleanca ishte gabimi më i madh i tij në histori e gabimi i tij i dytë pas disfatës në Rusi si gabimët e vetme përgjatë karrieres se tij brilante.
Napoleoni mendonte se njeriu më shumë duhet të luftoi për interesat e tij se për të drejtat e tij dhe abdurditeti në politikë nuk duhet të jetë kurrë një hendikep.
Aleanca Britaniko-Prusiane bashkë më shtetet tjera në Waterlo jo vetëm që e fundosi Napoleonin, por ishte edhe pikë kthese në histori për krijimin e aleancave.
Pas Waterloo luftërat u zhvilluan përmes aleancave të fuqishme duke e ndryshuar edhe strategjinë luftarake përgjithmonë e të cilat bazohen në intresa gjeopolitike .
Prishtinē:
3 qërshor 2022
“””””””””””””””
“U kam treguar të tjerëve se ne nuk ecim vetëm më thika në bel e në opinga”
I kam luftuar kudo në Beograd, Sarajevë, Zagreb e Podgoricë stereotipet e krijuara për Shqiptarët si hamallxhi, qymyrxhi , sharraxhi e furraxhi duke i’u treguar se në jemi edhe aktor”
“Unë e gjenerata ime kemi pasur ideale për vete dhe për kombin”
“Pas vitit 1981 nga injorimi e urrejtja që i bëhej çdo gjeje Shqiptare ,jeta ime ka qenë një ferr i vërtetë, e kam pëjetuar depresionin e disa herë kam menduar të vras vetën”
Bekim Fehmiu, aktor i njohur i cili më rolin në filmin “mbledhësit e puplave,të cilin Francezet e quanin si Belmondo Jugosllav, kishte fituar famë botërore , dëshirë e fundit e të cilit ishte që hiri i tij hidhej mbi lumin lumbardh në Prizren, dëshirë e realizuar nga gruaja e tij, aktorja Branka Periq.