Sot është përvjetori i masakrës më makabre të kryer kundër popullsisë civile në Reqak ku ishin masakruar rrethê 45 civil Shqiptaré .
Këtë masakêr ish drejtuesi i misionit verifikues të OSBE -së,ambasadori Wiliam Walker e kishte quajtur si krim kundër njerëzimit dhe e cila kishte trokitur fuqishem në ndërgjegjen e faktorit ndërkombëtar dhe filmimet e ekspozimi i civilëve të masakruar e që kryesisht kishin qenë pleq e fêmijë e kishin tmerruar botën demokratike për nga barbaria e ushtruar e nga shfenimi iracional e urrejtja shoviniste e patologjike e akumuluar më shekuj serrbe kundër Shqiptarrëve.
.
Politika e paskrupulltë e shoviniste serrbe as sot këtë masakër nuk e pranon si të tillë e aq më keq establishmenti politik e ushtarak serrbë shkojnë edhe më larg duke e fajësuar ambasadorin Walker e UÇK-në për kinëse inskenim të masakrës e preteks për bombardimin e Serrbisë nga NATO.
Kjo masakër ishte pika e kthesës se madhe historike e cila e senzibilizoj faktorin ndërkombëtar i cili mê 24 mars 1999 e bombardoj Serrbinê duke e dêtyruar që kokëulur ta lëshoj Kosovën.
Kjo masakër e ndryshoj pêrgjithmonê rrjedhën e historisë sonë.
Mjerisht askush prej atyre që e kishin kryer këtë krim e as urdhëdhënësit e tyre kurrë nuk u sollen para drejtësisë, kur dihet botërisht se gjenocidi( shfarosja )e krimi kundër njerëzimit kurrë nuk parashkruhen(vjetërsohen).
Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar , e një drejtësi e cila për balance ndërkombëtare e barazon agresorin më viktimën, e si e tillë nuk i shërben misionit e postullatave të drejtësisë për ndëshkimin e krimit e as satisfaksionit moral për familjarët e të masakruarëve.