Zgjedhjet në Kosovë më shumë ishin të drejtuara kundër dikujt se për dike.
Zgjedhesit e ndeshkuan megallomaninë (mendjemadhësinë) arrogancën, injorancën, narcizmin(dashurinë ndaj vetes) e sjelljën partive kundrejtë votuesit.
Këto zgjedhje e fundosën NISM-an dhe rrugëtimin politik të Limajt e u dëshmua se ndarja nga ish partia ishte fatale për të si në rastin e Bukoshit, Edita Tahirit e Dacit të cilët në tregun politik kosovarë nuk arritën të mbijetojnë.
Haradinaj ky produkt i Rugoves e Bakallit për ta përçarë krahun e luftës pësoi disfatë të rëndë por ky mjeshtër i pushtetit do i vardiset Kurtit sepse ky e ka veç një kauzë pushtetin e shquhet për ambicje përtej fuqisë politike.
LDK boll e ka kullotur pushtetin duke u viktimizuar e duke u thirrur në rugovizem e sovrani vendosi këtë parti ta ndëshkojë rëndë.
PDK e pagoi fakturën se ishte gjatë në pushtet ku edhe lëshimët e partive tjera i mvesheshin asaj dhe fakti se ishte gjatë në pushtet u konsumua dhe shumë njerëz e kanë shfrytëzuar PDK-në vetëm për privilegje e fare nuk e kanë ndihmuar partinë.
Në këto zgjedhje u krijua një frymë kundër keqeverisjës , pra një votë ndeshkuese e pro ndryshimit.
Në Kosovë ska vend e s’guxon të këtë hakmarrje sepse pushtetet ndërrohen e në politikë ka rivalitet e jo armiqësi.
Qendrim përsonal.