Ushtruesja e detyrës se Presidentit të Kosovës dje gjatë fjalimit të saj fare nuk iu referohej figurave të UÇK-së por segmentëve të caktuara të krahut pacifist .
Kjo figurë kontraverse e jounifikuese po gabon rëndë.
Lirinë e solli UÇK -ja e gjaku i derdhur i bijëve e i bijave më të mira.
Të mohohet lufta çlirimtare do të thotë të mohohet vetja e historia.
Kjo iu ka veshur Albinit .
Vota ishte për Albinin e jo për Vjosen dhe fituesi i zgjedhjeve është Albin Kurti e VV e asesi Vjosa Osmani.
Kjo nuk po ka fare skrupuj moral e po harron se gara politike zhvillohet për programe e qeverisje efektive e jo duke e mohur vlerên që na e ktheu dinjitetin e nëpërkëmbur e krenarin e humbur.
Kosova e ka pranuar verdiktin e popullit se ka kulturë politike por populli nuk do lejojë kurrë askend të mohoj vlerën e lirisë.
Nuk po tregoj antipati ndaj saj as nuk po ia mohoj të arriturat e saj profesionale e politike por çasja e saj mohuese kundrejtë figurave të larta tĕ UÇK-së nuk êshtë e drejtë.
Komplekset , teket, inatet , paragjykimet e jotoleranca ndaj figurave të caktuara nuk i bëjnë ndër askujt e aq më pakĕ atyre që e kanë politikën profesion.
Elektorati mundet të këtë verejtje në qeverisje e ta ndeshkoj keqeverisjën por askujt nuk i lejohet të mohoj vlerën e lirisë .
Në demokraci rotacioni politik e ndërrimi i pushtetit janë mëse normale .
Po mos të ishte vlera e lirisë në do bredhnim akoma nëpër Bllacë,Stankovec e maleve të huaja.
Historinë e ka shkruar më gjakë UÇK -së e ajo nuk mund të zhbëhet deshti dikush apo jo.
Historinê kurrê nuk mund ta shkruajnë mohuesit e luftês e ata që më 22 mars 1998 kanë mbajtur zgjedhje fiktive pas masakrave në Qirez e Likoshan e vrasjes Komandantit legjendar e familjes se tij në Prekaz.
Është derdhur shumë gjakë për këtë vend e këto institucione.
Kosova është gjaku ynë që nuk falet.