Êshtë dallim i madhë në mes të thënit e të bërit e të qëndruarit në pozitë e opozitë.
“””””””””””””””””
Hartografë, heshtni më mirë
Hartografët me lapsa kanë vrarë gjumin e netëve
Për miljet e kilometrat e detit, brigjeve e tokës
i kanë hedhur në harta dhe shtëllungat e reve
me alfabetet e shumta të mbarë botës.
Ah, veç largësinë e shpirtit nuk e kanë gjetur
as nuk e kanë hedhur diku në një hartë me e pa ngjyra
për të të flasë vetëm nata me gjumin e tretur
le të flasë mbase dhe një lot gëzimi e malli te fytyra.
Vetëm poetët mund ta bëjnë këtë hartë emocioni
ata e dinë të vërtetën që jep largësia
e syri kur zemrat kanë një Urë ku kapërcehet honi
dhe fjala dhe shenja bëhen si rrezet te dielli
Ndaj dua sot një zemër poeti si hartograf të rrallë
të më tregojë si flugeri hartën e shpirtit të zhuritur
nëse nuk e gjeni diku një hartë të saktë.
le të japin dorëheqje në sytë e publikut
. Të bëhen shurdhanë ata hartografë si daulle e shpuar
të bëhen memecë duke folur me shenjë të çuditshme
t’ua lënë poetëve me vargjet e tyre dritëpraruar
në kërkim të një epilogu që na bashkon të gjithëve.