19 C
Tiranë
E premte, 12 Qershor 2026

Rafet Ismajli

Shoqëria Kosovare po i gjuan më katapultë vlerat.
Jemi bërë shoqëri difuze surrogate e entropike( shoqëri e dezorganizuar ku antivlerat i zëvendësojnë vlerat).
Është në traditën Shqiptare të lartësohen të vdekurit por jo të ngritën në piedestal si të ishin hyjni.
Si mund të definohet ndryshe kur më shumë respektohen humoristet e këngëtarët tallave sesa ata që i kanë kontribuar këtij vendi.
Humoristet e këngetarët tallava parësore e kanë xhepin e tyre e jo ajo çfarë ofrojnë banalizma , turbo folk e shund.
Po simplifikohen ( ngushtohen)vlerat e po promovohen antivlerat.
Si e kemi çasjën ndaj vlerave e arsimit përgjithësisht e kemi edhe të ardhmën nesër.
“””””””””””””””””””

Konventa europiane mbi liritë e të drejtat e njeriut edhe pse Kosova nuk është anëtare e PE zbatohet në Kosovë dhe ka supërmaci ndaj kushtetutës e ligjeve tona.
Konventa europiane liritë e të drejtat e njëriut i mbron si të drejta universale të shënjta e hyjnore dhe demokracinë e çdo vendi e vlerëson nga respektimi i këtyre të drejtave fundamentale.
Konventa europiane e ka abroguar dënimin më vdekje dhe burgimin për borxhe civile për vendet nënshkruese dhe ato që e zbatojnë konventën si ligjeslacion primar.
Edhe në Kosovë askush nuk mund të burgoset për borxhe civile(borxhe ndaj bankave).
Edhe për kundërvajtje nuk mund të shqiptohet denimi më burgim që nga hyrja në fuqi e kushtetutes sonë më 2008 edhe pse gjykatat në Kosovë deri vonë nuk e kanë parë këtë dospozitë ligjore dhe në vitin 2013 gjykata supreme i ka udhêzuar gjykatat fhemelore- divizionet për kundërvajtje se burgimi për kundërvajtje është kundëkushtetues.
Êshtë më rëndësi që qytetaret të njihen më këto të drejta që i ka paraparë konventa e që janë të inkorporuara edhe në kushtetutën tonë si aktin më të lartë normativ në Kosovë.
Konventa europiane të drejtën e pronësisë e konsideron te drejtë të pacenueshme e kryesore si të drejtën për jetë dhe këto dy të drejta i konsideron si të drejta themelore.
Konventa e ndalon torturën si akt çnjerëzor e denigrues, e mbron privatësinë, të drejtën e korrospodencës,familjën , të drejtën e besimit , të drejtën për gjykim të drejtë e në afat të arsyeshem dhe e ndalon çdo formë të diskriminimit racore gjinor.
Konventa e parasheh derogimin(bartjën) e të drejtave në situata të caktuara.
Mendim profesional.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.