17.4 C
Tiranë
E shtunë, 13 Qershor 2026

Raimonda Moisiu,Sot ka pervjetorin e ditlindjes.

Raimonda Moisiu,Sot ka pervjetorin e ditlindjes.May be an image of 1 person

Gazeta “Nji Dritare e Re” ju uron gezuare ditlindjen,juve poete brilante qe jetoni large atdheut,po zemra rrehe ç’do here per Shqiperin.Gezuar me plote shendet dhe lumturi. Gj.Musa,gazetar dhe botues.May be an image of Raimonda Moisiu dhe tekst

No photo description available.

 

Hëna e jetës! – Ripostim-poezi-nga Raimonda MOISIU

Ti ende atëhere s’vije brisk në fytyrë,
dhe mua turp më vinte, dhe fshija gjoksin tim,
kur u pamë ndër sy, dhe fort shtërnguam duart,
në klasën e maturës, kur ishim në pushim.
Buzët e tua me zjarr kërkuan buzët e mia,
po u trembëm të dy …ne qemë në maturë,
ra zilja edhe klasa po vinte …atë puthje,
në ëndërr sa e pamë…në jetë s’e pamë kurr’.
Të nesërmen nën bangë gjeta ca lulebliri,
dhe një poezi shkruajtur me shkrim të drithëruar,
unë nisa mos të flisja…ti vetëm psherëtije,
kështu …kështu dhe natën e shenjtë të maturës.
Kaluan kaq’ vite, kaq ujra sec kaluan,
jeta krejt pa mëshirë të dyve na përplasi,
një natë ballpërballë u ndeshëm që të dy,
të thinjur qemë, të lodhur, o shoku im i klasës.
Ti sërish …oh…po skuqeshe dhe s’e nxirrje një fjalë,
dhe hëna lart vështronte e bukur si perri,
unë befas ty të putha ndërsa ti rrije shtangur,
në buzë të pëshpërita “Eja bëjmë dashuri!”
Kaq deshe edhe ti…shpërthyem si dy gonxhe,
dhe kontrollin e humbëm të cmëndur atë orë,
“oh, sa shumë të kam dashur…sa netë të kam ëndërruar”
më thoje, ndërsa qiellin e shtatë preknim me dore.

Dhe qemë thinjur të dy, dhe qemë lodhur të dy,

ti ishe bërë baba, e unë qesh bërë nënë,

kushdo po të na shihte do të na kishte mallkuar,

… dikush përgjërohej për ne – kjo zemërbardha hënë.

Raimonda Moisiu

Jacksonville Florida USA

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.