22.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

Rajmonda Malecka

 

Bardhyl Bejtulla Osmani

L'immagine può contenere: cielo e testo
Rrugëve ec vdekja, ngarkuar me peshën e fytyrës rinore,
Ah, dhemb shumë kjo vdekje ka vite e dekada ndër ne shqiptarët,
I përpiu të rinj djelmëninë shqiptare murtaja e shovinistëve sllav,
Ashtu siç na i përpiu murtaja e luftës në Perandori të parët.
Rrugëve ec vdekja, fytyra rinore e Kosovës shkon në pakthim,
Mijëra ëndrra të pa nisme ndjejnë dhimbje në atë ikje,
Pas tyre kujtimet njerëzore n’vujtni përpiqen t’i ruajnë në sy,
Por djemtë përpara shkojnë e udhë e tyre mbetet në përndritje.
Rrugëve ec vdekja, në zjarrin e luftës shuhen djemtë e nanës,
Po duen me na i vra nanat, motrat, pleqtë, fëmijët e andrrat pastaj,
Kurban për ta e dritë e diellit po bahet fytyra jonë rinore,
Ani pse syni i historisë, syni i motrës e nanës mbet ka në vaj.
Rrugëve të Kosovës jeta do të mundë vdekjen, murtajën e zezë,
Ardhë ka qindë vjetë, si një ujkonjë e lëshuar rrugëve të Ballkanit,
Ka qindra vjet ushqehet me jetën e popujve, grave, fëmijëve, pleqve,
Po tash ma Kosova i asht’ besue burrnis së burrave e mejdanit.
Kosova lyp të ardhmen e vet në fytyrën e vet rinore, si drita,
Rritë në djepat me dru lisi dhe kangët kreshnike, -besnike-prore,
Jemi stërnipat e Mujit e Halil Kreshnikut të Jutbinës së lashtë,
Që bashkë me Kastriotin bashkë ndër mote të kapë për dore.
N’dhimbjet e vjetra tonat po nget vrapin e vet Presheva,
N’lëngatën e vet të lashtë po i rrin loti në sy nanës presheviane,
N’log burrash, ku jeta e dritë e diellit me vdekjen po ndeshen,
Po duen me i ba zà historis e rreshtat me ia shtue kësaj kange.
N’zakonin e burrave të shqiptarisë asht’ nisë rini e Preshevës,
N’rrugën me e nderue historin e tokën e të parëve,
S’po ka hiç dert Bardhyl Osmani ç’vite të jetës i kanë mbetë pas,
N’radhët e luftës, para nesh asht jeta e shqiptarëve…
S’ka hiç dert djali i Preshevës, kur po e di se ma s’do kthejë,
S’do kthejë të përkëdhelë fëmijë, t’këndojë e valle do të hedhë në dasma.
E din trimi i Preshevës zakonin tonë të vjetër ndër deka e gëzime,
Se nuk i harrojmë trimat, qoftë dhe nga kohët e lashta.
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Adem Idriz Jasiqi, Avdyl Ali Jasiqi, Bashkim Ramadan Jasiqi
Junik me shpatulla burri,
Ma mbaj peshën që kam mbi supe,
Kam gjith plagët e luftëtarëve,
Që ranë nëpër ditë lufte.
Junik mbaje burrninë,
Bëji kangë luftëtarët e tu,
Si kah moti u ba kangë Jakup Ferri e Idriz Seferi,
Ky fisi jonë i vjetër për mos me u shu.
Junik thurë këngë trimash,
Me djemtë e tu do të ndrijë nuri,
N’sërën e burrnis gjithmonë ke qenë i parë,
Në radhët e luftës përherë ka ndritë burri.
Junik o burri i besës,
Me nanat trime si luftëtare,
Fole një fjalë shprese siç flasin burrat,
E lehtësoje sadopak dhimbjen shqiptare.
Junik shkrimi i historisë,
Faqe të reja me gjak shkruar,
Do të mblidhen krejt penat e Dardanisë,
E historinë tande s’kanë për ta mbaruar.
Nga po vjen Avdyl Jasiqi kështu,
Shteg më shteg po e ndjek plumbi i hasmit,
Don me e zanë, por se zë dot dragoin e Jasiqit,
As pushkë e Serbisë e as murtajë e Junikut.
Po ku e la fëmininë e vet Bashkim Jasiqi,
Livadhet e Junikut po ato janë,
Fëmijët e qengjat në pranverë aty janë bashkë,
Asht lumturi, shihet, një moshë kanë.
Bujar Jasiqi duket një porosi e ka,
Të jetë andërr fëminore lufta për liri,
Le t’i lutet nana e krejt Juniku, të ndalë pak,
Po djali i Jasiqit vetëm si yll do të ndrij.
Në krye çetës kërkon t’i dalë Adem Jasiqi,
Atdheu e Kombi kërkon sot të ketë rini,
A nuk asht i bukur mëngjesi i pranverës,
N’dritën e çelë nga bjeshkët me diell të ri.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.