Seç vija vërdallë sokakut,
Plasja, vdisja prej merakut,
Dilja sapo zbardhte dita,
Pas këtheskave, zija prita,
Prit e prit mos dilje ti,
Moj syzezë, si hyjni,
Moj e bukura komshi.
Pa, si çmendesha kur dilje,
Buzë burbuqkë, kurabije,
Ai trup me ato hire,
Veshur hollë, gjithë shije,
Copë mendja fije, fije,
Po ku doje ti t’ja dije,
Seç më hidhje ca vështrime,
Ca vështrime si gjëmime,
Ca vështrime si nevriçkë.
Sot sdo le asnjë guriçkë,
Në sokake do ti mbledh,
Natën xhamit do ti hedh,
Do ti thyej xhamat fare,
Të më dalësh në dritare,
Daç bërtitmë, daç më shaj,
Daç inat edhe më mbaj,
Vdiqa moj, skam as takat,
Treta gjumin natë për natë.
Çupkë flokët bishtalec,
Më e bukura në Poradec,
Sot do vi të kërkoj dorë,
Dhe të vëmë të dy kurorë,
Do të ftoj qindra dasmorë,
Me muzikë e me tamporë..