7.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

Rajmonda Shyta Kolvani

Poradecarkës time!Mund të jetë një imazh i 1 person dhe bazen uji
Ecje zbathur nëpër rërë,
Seç më tundje ato llërë,
Më thërisje më atë zënë,
Ëmbëlsi rridhje e tërë,
Porsi dardhë cuckë e bërë.
Ngava varkën si veriu,
Qull në djersë unë i ziu,
Pranë të erdha mu në breg,
Këmbët rëra mos ti djeg,
Hipe shpejt si shtojzovalle,
Mu tund varka, valle vale,
_ Çoje varkën, tutje çoje,
Seç buçisje, urdhëroje,
Doje gjolit të arboje,
Këtij gjolit lyer boje,
Lyer boje, blu qiellore.
_Jepi varkës ,varkaxhi!
Ato dhëmbë si inxhi,
Atë trup për birinxhi,
Nxirë diellit bukuri.
Ngava varkën si i marrë,
Për ty yll me ar i larë,
Varka sdi në gjol lundronte,
Apo qiellit fluturonte,
Pa dhe ti seç fluturoje,
Me këmishë qëndisur oje.
Fllad i lehtë gjith freski,
Seç tu fut si me magji,
Pa tu fsheh aty në gji,
Përkëdhelur nën mëndafsh,
Puthte trupin tënd gjith afsh,
I hasdisur si çunak!
Kishim ikur, o sa larg,
Lermë varkën të ndal pak,
Lërmë pakëz të të lag,
Se mu ndez i shkreti gjak.
Çamaroke, çupkë e krisur,
Shpirtin doje arratisur!
_Jepi varkës, varkaxhi,
Ndrisnin dhëmbët si inxhi.
Po më lodhe moj e trerë,
Ndala varkën mënjëherë.
Djersa dalë bulëza, bulëza,
Pa u hodha me nënujëza,
Mbet memece, ju tha gjuhëza,
Hidhu, ì thash, dhe ti di not,
E tërhoqa, çe fundosa,
Me të dashurën çu marosa!
27/7/2021 RSH
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.