13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Rajmonda Shyta Kolvani

Lermë çupkë.

Lermë çupkë lermë ,
Të të prek pak gjinë,
Ngjitur gjoksit tënd,
Si dy mollza rinë,
Dy mollza këputur,
Nga kopshti i Edenit,
Në gji çmi ke futur,
Në gji çmi ke fshehur.
Lermi të ti prek,
Ëmbël, përkëdhelur,
Po dhe pak kafshuar…
Moj mollkë e ndaluar,
Lermë çupkë ,lermë,
Të të prek pak gjinë,
Jam bërë për çmëndinë,
Paaak moj ti shijoj,
Pa në ferr të shkoj,
Ah këto gjire vajze,
Janë mollë parajse.

9/10/2021RSH

“””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person, pemë dhe ambiente të jashtme

Dallgët.
Vrapojnë dallgët, drejt bregut nxituar,
Shamataxhiet,çpo gërmohen tërbuar,
E shtyjnë njëra tjetrën, grindur, inatosur,
Shtyhen, shtypen, prap ngrihen marosur,
Ca , ikin dëbuar, përulur, kapitur ,palosur.
Pa vjen xhindosur,një mëndjeprishur e trerë
Shkumëzon ,zbardhon, me zhurmë e poterë.
Po ca, mbi shoqe ngrihen, kapardisen,
Me tërsëllëmë bregut si kodoshe argalisen,
Krekosur,kryelarta, sikur lavdi kërkojnë,
Po prap në breg përplasen,aty mbarojnë.
Një reze djelli vjollcë çan retë, buzëqesh,
Dhe qielli petkun grijë, dalë- ngadalë çvesh,
Dallgët platiten, mërmërisin, bëlbëzojnë,
Qeshen dhe shtruar, dret bregut vallzojnë.
( ca njerës me dallgët, sikur më ngjasojnë)

6/10/2021 RSH

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.