17.5 C
Tiranë
E enjte, 22 Maj 2025

Rajmonda Shyta Kolvani

Bukuri magjike!

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe liqen

Vashë e bukur, pispillosur,
Si për festë, e kaparosur,
Djali shik, dhe i krekosur,
Bukur krehur, hekurosur,
Buzë liqenit, azgënosur,
Puthen qeshen, të marosur.
Viti i Ri ,sa paska hyrë,
Me liqerin, si pasqyrë,
Janë mahnitur, mrekulluar,
Varkaxhinë, kanë kërkuar,
Tutje gjolit, kanë lundruar…
Dehur gjolit bukurisë,
Ndezur zjarr, prej dashurisë,
Gjolit, mes për mes i ranë,
Pa kaluan ,për matanë,
Sa su dukën, më su panë!
Bukuri, pa fund ,pa anë,
Mahnit gjoli,gjith dynjanë,
Vizitorë dhe në janar,
Shkrepin foto celular.
Kush, nga ju, që e ka parë,
Qoftë , një foto, si ka marë!?
Mbi magjinë që ka gjoli,
Vetë GJENIU, vargje shkroi,
Vetë,LASGUSHI, perandori,
Madhështori dhe hyjnori!

3/01/2022 RSH

“””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person, trëndafil dhe teksti

Do të zbres një yll nga qielli.
Nata pis,
Hëna menduar,
Mesi i natës,
Ka kaluar,
Shoqkat flenë,
E ti ri zgjuar,
Pas dritares,
Rri kundruall,
Yjet shpirtit,
Të janë shuar.
Qënke shumë
E sëkëlldisur,
Qiellit, vrap,
Për ty jam nisur,
Jam çapkën
Dhe kokë krisur,
Hënës, do ti hyp kaluar,
Në shtat qiej,
Do shkoj harbuar,
Shpellash nate,
Do të futem,
Pa dhe Zotit,
Do ti lutem,
Veç një yll,
Se zbën, do gjej,
Do ta zbres
Dhe do ta sjell,
Shpirtin, do ta ndez
Si diell!

28/12/2021 RSH

“”””””””””””””””

Se si më buzëqeshe…
Ti zonjë, e hijshme, me beretë,
Beretë të kuqe, të kadifenjtë,
Ti bukuri, e pa të metë,
Të kuq të ndezur, mbi buzë shkuar,
Sharpë të kuqe, qafës rrethuar,
A të këthehem, prapë të të shoh,
Apo të fshihem ,të të përgjoj.
Po çdreq ,të pashë dhe sytë gri,
Ndeshëm shikimet, bota mu shkri,
Se si buzëqeshe…sa më pe mua,
Flakët e shpirtit, mu përcëlluan,
Si krahë fluture, zjarit afruar.
Një tendë ëndërash, natën do ngre,
Me buzëqeshjen tënde,aty do fle.

27/12/2021RSH

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.