Ndodh edhe kështu!
S’pati fat e shkreta grua,
Dhjetë vjet ndenji martuar,
I ndodhi një fatkeqësi,
Vdiq i shoqi shumë i ri,
U vesh e gjitha me zi.
U brengos u hidhërua,
Se ç’u tret, u pikëllua ,
Mbylli jetën fillikat.
Vdes një grua në pallat,
Në varim siç është zakoni,
Burrat pas, e para grat’
Burri i ve, si në siklet,
E harroi gruan e vet,
Shikon gratë me sy kullot,
S’rihet vetë në këtë botë,
Pse të më ikë jeta kot,
Këtu, paska gra plot,
U mendua..
Kjo komshija burë ska,
Këtë tjetrën burri e la,
Kjo beqarja bën për mua..
Arkivoli u harrua.
( paaak humor)
23/6/2021 RSH