17.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Rajmonda Shyta Kolvani

Hëna rrinte ndezur,

Nis, një fishkëllimë,
Porsi cicërimë,
Si, bilbil, mbi degë,
Për një lule shegë.
Thëras, zogëz, eja,
Na thërret, pranvera.
Mbi, ballkon, gjithë lule,
Del, si nga foleja,
Kanarinkë verdha,
Si nuskë me tela.
Flutur, krahëshkruar,
Gushë, bardhëruar,
Lulesh, parfumuar,
Më rrok, përqafuar.
Më puth, buzë etur,
Shpirti, merr të ndezur ,
Ndjej, të ëmblën shije,
Mbi dy buzë, qershije.
Pa e marr, për dore
Lulkëzën, prej bore,
Fushave, bleruar,
Shkojmë lumturuar,
Si zogj, fluturuar,
Hërë , me të ndaluar,
Puthur, përqafuar,
Ulur, kuvenduar,
Mbi qilim të shtruar,
Lule, lulëzuar.
Pa, s’na sosi dita,
Mallin për ta shuar,
Dhe, në muzg, e prita,
Aty, në të erur,
Për ca puthje etur ,
Hëna rrinte, ndezur…
Hëna rrinte, zgjuar.

Sbënim : Nuk po rrija dot pa u treguar diçka nga fëminia ime e largët. Aty kam shkruar një rrjesht, si nuskë me tela, po qeshja me vete😀. U martua një komshije, nja gjysëm shekulli më parë, dhe përveç lyer e ngjyer, në kokë i kishin hedhur mbi vello, ca tela të hollë si të përdredhur, që shkëlqenin. E shkreta nuse , menduam si fëmijë, kjo nuk e lëviz kokën nga telat. Atëhere, ishte, po seç ishte një cen tjetër, nusja duhet të rinte ulur pa lëvizur, pa folur, pa qeshur, në një stol, në qoshkë të shtëpisë, bo bo ç’cene që kishte… Tani, hajde ç’kohë, ka lezet, këputet nusja së kërcyeri në dasmën e vet… po e le me kaq, ju uroj një ditë të bukur miqsia ime e mrekullueshme! Ju dua fort!

Me që më mu kujtuan dasmat ,ju uroj paçi dasma dhe veç gëzime në shtëpitë tuaja!

27/4/2022 RSH

“”””””””””””””””””””””

Dëshirë, nën ferexhe.
( e paprekshme, vetëm për ta ëndëruar)
Ti myslimane, e bukur,
Mbuluar me ferexhe,
Nën shaminë e mëndafshtë,
Dy flatra, ëngjëlli fsheh.
Kurmi jot, enigmë,
Për syrin tim që s’të sheh,
Kureshtja ,çmendet,
Imagjinata, nën ferexhe,
Arbuar endet,
Dhe, të ndjej…
Haromën e trëndafiltë,
Që puth ,me afsh, të butën lëkurë,
Je nimfë e fshehtë, e nxehtë,
Çarçafët e mëndafshtë,
Digjen, kur mishi jot i prek,
Dhe shtrati, rrënkon sëmurë…
Dëshira ime, dalldis,
S’përmendet, e çmendet,
Në shtratin e ëndrës,
Sy hapur, vazhdoj, me ty të fle,
Humbas, e vdes ëndëruar…
Çarçafët , lehtë e lehtë
Rënkojnë, e bien, rëzuar.
Ti lakuriqe, zbuluar…
Ti, trëndafil i egër, petale bardhë,
Me gjëmbaçka thonjsh,
Manikyr, gjak të lyer,
Shpirtin, ma ç’jer,
E frymën , ma mer.
Je shenjtore e paprekshme
Je veç ëndër ,e dëshiruar
Je hoje, me mjaltë kulluar
Je grifshane, bishë e bukur,
Përallash e egërsuar.
Eh, digju dëshira ime,
Për myslimanen, e bukur që pe,
Eh, e ëmbla dëshirë, që dhemb,
Në shpirtin tim po të fsheh,
Mbuluar të mbaj, me ferexhe…

24/4/2022 Rajmonda Shyta Kolvani

“””””””””””””””””””””

Sandalkat.
Sytë më shkuan , mbi dy varka,
Të harruara , si dy sandalka,
Dhe një ditë, se ç’mu kujtua,
Një thëllëzë, e një fajkua.
Digjte djelli, digjte rëra,
Digjej, dhe vasha e tëra,
Zënë me djalin, dorë për dore,
Ecnin bregut, në ranore.
Lënë mbi rërën përvëluar,
Fole zogjsh, gjurmët formuar,
Ç’veshur, zbathur, lumturuar,
Digjnin këmbët, kuq prushuar.
Pa e merr, djali mbi krahë,
Gush e gush, vasha në qafë,
Hajde ç’krahë, djaloshare,
Vashë e lehtë, pupël fare.
Me dy krahë, qafës rrethuar,
Buza qafën, puth prushuar,
Syri i vashës, perënduar…
Sandalkat, diku , haruar…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.