15.5 C
Tiranë
E martë, 31 Mars 2026

Rajmonda Shyta Kolvani

Shpirti bojatis hënën.

Vashë e bukur, s’eç po vjen,
Tundet lulja, mbi kërcell,
Gjith nektar, buzë pjalmuar,
Haromë dehëse, kundërmuar.Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe monument
Ç’e pret djali i malluar,
Zjar, në gjoks të përvëluar,
Tretet pjalmi krahëruar
Djelli shuhet, perënduar.
Përmbi qiell të erësuar,
Nga dremitja ,qënkan zgjuar,
Ndizen yjet shkëndijuar,
Treten syve, pasqyruar.
Shpirti flatrat hap ti nisë,
Përmbi qiell të Perëndisë,
Hënën nis të bojatisë,
Flori shkrirë, prej dashurisë.
Çupkat e qytetit.
Këmbë e bukur, shkel lëndinës,
Zbathur, ecur, me ngadalë,
Bari i njomë, ja puth tinëz,
Po pret shoqkë, a ndonjë djalë?
Flokë gjatë, si rrëkezë,
Përmbi gju, fustankë kuqe,
Sytë si nata, pis të zezë,
Mbi gjoks çelur, dy burbuqe.
Ç’pati syri, tutje mbeti,
Shoh, të tjera lule pranvera,
Si kopësht lulesh, Poradeci,
Më e bukura njëra, se sa tjetra.

23/5/2022 Rajmonda Shyta Kolvani

“”””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe njerëz në këmbë

Era lot me fustanin.
Fllad i majit, lozonjuar,
Ngre fustanin, fluturuar,
Vashë e bukur, turpëruar,
Poshtë gjunjëve, ul me duar.
Po, prapë era, me të shpejtë,
Se, çpo lot, ja ngre përpjetë,
Fshehur, trupit, afsh i nxehtë,
Fshehur, dashuri e fshehtë.
Sa në kët’ anë, e në atë anë,
Lëviz trupin, porsi ngjalë,
Mos vallë çunat na e panë,
Kur lot era me fustanë??
Këmbë e drejtë, si shigjetë,
Dyluftim nëpër çarçafë,
Ëndëroj, ta kem ndaj natë,
T’ja rrethoj, duart në qafë.
Ç’më qan syri, pikëluar,
Këmbë e drejtë, del zbuluar ,
Vashë e bukur, turpëruar,
Më kot gjunjëve, ul me duar.

19/5/2022 Rajmonda Shyta Kolvani

“”””””””””””””””””””””””””””

Eh, ajo natë.
Në erësirën e dendur,
Ku hëna dremiste, mbi re,
E ndrojtur, si zog i trembur,
Mu dhe…
Eh, ajo natë, sa e qetë,
Qerpikët e tu,
Rrinin, mbërthyer,
Mbyllur, pa jetë…
Nga plasaritjet,
E shpirtit tim ,
Etur, për ca gllënjqka,
Verë dashurie
Magji, ndezëse,
Vërshuan lumenjtë.
Si llavë, e shkrirë,
Përvëlonjëse, e nxehtë,
U derdhën,
Me gurgullimë,
Në një oqean kënaqësie…
Eh, të dy, si dy peshq të kuq,
Duke u përpalitur,
Rënë në rrjetë
Flori magjije,
U mbytëm, në dallgë, dalldije.
Prej dashurisë,
Llahtar të nxehtë,
Buzët dhe shpirtin dogjëm,
Bashkë me të artën rrjetë!
Eh, ajo natë,
Nuk harohet aq lehtë!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.