Pogradecares.
Moj bjonde pogradecare,
Ç’më çmende, ç’më lojte fare,
Ato flokë kurorë praruar,
Lermë të t’i prek me duar,
Flokë verdhë si rreth përkore,
Rreth përkore si ëngjëllore,
Rreth përkore si shenjtore.
Lermë të të mar për dore,
Të arbojmë në lulishtore.
Buzë liqenit mos ecë vetë,
Do të vi si trim me fletë,
Të të ngre moj pendë lehtë,
Do të ngre më krah, përpjetë,
Të më kapësh qiell e retë.
Kur të shoh duke notuar,
Pllaq e plluq këmbë dhe duar,
Pritëm moj dhe unë po zhytem,
Më shpëto për ty po mbytem,
Më shpëto mua të zinë,
Ma shuaj të shkret’ zjarminë,
Uji i gjolit s’më bën derman,
Hajde bjonde moj aman,
Hajde moj pogradecare,
Ma hoqe fiqirin fare.
29/6/2021 RSH