Romeos
I vjen mesazh në telefon,
_Tek vendi të pres sot,
Mungon mami dy ditë plot,
Kam veç gjyshen, kjo s’dëgjon,
Më ka marrë malli, më mungon.
Pa nis shpirti i trazon,
Mendja nis e turbullon,
Pa pi birë dhe mendon.
_Birë e parë mëndjen freskon,
Ooh Zhuljetkën do takoj…
Pa nis fytin prap t’a lagë,
Të freskoj të shkretën plagë,
Nuk i sosi vetëm një,
Tre e katër…deshte më.
Pa na niset nëpër natë,
Aspak esëll, xurxull tapë.
Më të shpejtë vjen Xhuljeta,
Zemrën zjar, këmbët e lehta,
Sa Romeon e shikon,
Hidhet, fort e përqafon.
_Kush je ti që më shtrëngon?
_Lerë shakatë, më pushto!
_Kush je, s’të kam njohur kurrë,
A je femër, apo burrë!?
Fillimi shkoi gjith lezet,
Fundi, sikush në punë të vet.
Prisni se këtu s’mbaron,
Të nesërmen në telefon,
Një mesazh na i dërgon,
_S’erdha dje isha sëmurë,


Zhulkë moj sonte më dil.
Po Zhulka nuk doli kurrë.