19.5 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Rajmonda Shyta Kolvani

Dy pëllumba dashuruar.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe African daisy
Pse më rri vashëz mendueshëm,
Pse vështrimin ke përhumbur,
Syt e tu pse janë vajtushëm,
Në ç’telashe më je futur,
Krahëshkruar porsi flutur!?
_Më qan zemra, më qan xhani,
Më bërtisni, daç më shani,
Djalin tim sa refuzova,
Si pa dashur, u nxitova,
Mëndjen dot se kontrollova
Sytë ja pash dhe , u hutova,
Dru u bëra ,dru qëndrova
Ula sytë , u turbullova,
Zemrën time e coptova,
Atë djalë unë fort e doja,
Për të vdisja dhe shkalloja,
Unë e mjera çe lëndova,
Mezi e prita këtë ditë,
Djali të më zinte pritë,
Për një çast, ja çfarë bëra,
Bota mu përmbys e tëra!
Pa nis shpirti me të dridhur,
Lotë të nxehtë dhe të hidhur,
Lotë të nxehtë për asganë,
Përmbi faqet prush çi ranë.
Rregullohen këto gjëra,
Rrend pas djalit me të shpejtë,
Zemra e porsa lënduar,
Të pranon mjekohet lehtë!
Dhe si zogë mori frerë,
Veri u bë, puhizë erë…
Eca dhe një çast ndalova,
Këtheva kokën dhe vështrova.
Pash dy yje të pushtuar,
Herë fikur e herë shuar
Xixëllonja xixëlluar,
Dy pëllumba dashuruar ,
Morën qiellin fluturuar.
10/7/2021 RSH
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.