9.5 C
Tiranë
E premte, 13 Mars 2026

Rakela Zoga

Pellgjet e thara!Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe qiell

Me thane se u ktheve në të shkuarën.
Në pellgjet e thara, me të dashurën e rinisë.
Po ajo tani ka formën e dhimbjes,
Një jete te tere, pa ty ish.
Me thane, qe I braktise endrat,
Të lodhura i mbajë, gjithnjë në shpirt.
Une ti gjeta të palosura në zemër.
Ku vajza e dikurshme bënte dritë.
Me tregove për të, me gjuhën e këngës,
E belbezoje ngadalë ëmbël në buze.
Me fole trishtueshem, që e kishe humbur,
Po ajo jetonte me shume se kurrë.

S’edi se ç’ndien pas kaq shumë vitesh,

Rrotullohesh mes ditëve të lëna atje,

Ku bora e Korçës, kish flokë të bardhe,

Dhe dimrit mbulonte c’ do fole.

“””””””””””””””””””””””””

Zvarritje!

Kemi kohe, që jemi jetimë.

Kujdesemi për dashurinë e zogjve,

E kembezbathur ecim,

Degëve të thyera, pa shërim.

Zgjojme Kembanat e harresës,

Në zhurmë ndjenjash,

Që kurrë s’kanë kthim.

“””””””””””””””””””””””

Maska! (kohë epidemie)
Vera, ka shtruar borën e dimrit.
Endrat luajnë, në litarë të bardhë..
Kujtimet kercejne të ftohta, akull,
Në shpirtra njerëzish, te ngrire, të vrarë..
Fletë kalendarësh të harruar, ecin ne rruge.
Me data të fshira e ditë të panjohura..
Memece të dielat, takimet, ajri në qiell.
Dhe ty, qe te kërkoj e askund s’të gjej..
Në mure, gjurmë të pista afishash.
Puthen gezushem e luajnë me mizat..
Akrepat (12) lajmërojnë të ikurit e epidemise.
Lajme të dhuneshme, panik frikë..

Une përsëri, në pritje të maskave,

Që fytyrën s’ia u pashe kurrë..

Mbetur natë, sy hapur gulcoj,

Ditën barrikadë,të kthyer në mur..

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.