Ne ishim lote per njeri tjetrin ne kete jete,
Rrugen me bore, akullin,
s’mundem ta shkrimi as ne ditet me vere…
Mbulluar me rreze dielli,
perkedhela shtratin nje dite,
po zemra mbante boren e viteve,
e s’munda dot ta shkrij.
Te veshtrova ne sy, e te fala driten e jetes,
por ti, me qiri e prisje mengjesin,
e perseri naten tjeter…
I hapa krahet ne kurore perqafimi per ty,
por ti ishe zvogeluar, aq shume
sa shkrije ne krahet e mi.
E prita trokitjen e pranveres, por me kot,
cicerimat e zogjeve, nuk sollen kenge,
por perseri lote……..
“””””””””””””””””””””””
Gjithnjë të kam pritur ty miku I shiut,
Me çadër në dorë të ecësh në rrugë.
Të shkelësh gjethe të rrëzuara degesh,
Të japësh puthje në vjeshtën e murme.
Gjithnjë të kam pritur të lagur, të c’veshur.
Vjeshta të solli këtë herë me pranë.
I fshiva mungesat e të preka ballin,
Dy rrudha me folën e flokët e bardhë.
U bëra qull me kacurelat ngjitur,
Pas fytyrës, syve, a s’di se ku.
Pëshpërisja endrat, që mbaja me vete.
Në buze vjeshte, që kullonin ujë.
Me preken ngadalë vitet e heshtura,
Si xixellonja erdhën, këtë çast tek unë,
Që ti mik I shiut, të më merrje me vete,
E peng të më mbaje, si me kishe dikur.