“”””””””””””””””””””””””””””””
Anadollak!!
Me kot e quan veten shkrimtar,
Ti, qe pergjohesh prej gruas.
I ke lënë shteg të kapë, jo vetëm këmbë,
Por të të terheqe edhe prej duarsh..
Ata që shkruajnë, kanë zemër në trup,
Jo mur të ndërtuar me sy gruaje..
Ndoshta ti je prej atyre emrave,
Që më kot mundohen të shkruhen…
Me kot duket, qe shkruan vepra,
Jane libra me fletë e më kapak,
Ti je anadollak, me ndjenja gruaje..
Fshihesh dhe del tek parajsa e saj..
Në fjalët e tua gjeta gjolin e egër.
Liqeni I shpirtit, përplasej si dallgë.
Ke dale jashtë bregut, e shtati I trupit,
I vogël në shpirt, një dimër I bardhë..