Ma jep, atë pamje heshtje,
Të mbulohen floket.
Ndoshta s’levizin.
E ty te kërkojnë,
Në mijra fjalë të rrëzuara tokës.
Shumë kohë pa u parë me ty.
Se kam njohur veten.
I afërt në përfytyrim,
I larget në prekje.
Kam kohë, pa marrë feryme,
Ne ditët ecje.
Kur të mos jesh, do të flas,
Me zërin e shiut, që bie prej qiellit.
Për ty e mbaj një çadër të fshehtë.
Mos laget ndjenja, magji prej dielli.