Fytyra Tragjike e Shqiperise ne Botë !
… Njera nga “Pasqyrat” me te dhimbshme dhe më të “dhishme” njekohesisht; ma tragjike dhe komike e tragjikomedike; me e nxirre e ndyre dhe dramatike, me e tmerrshmja e peshtirë, mynxyrë; pa meshire, pa hakmarrje pa shpagim pa denim e pa ndeshkim…pa mesim dhe qe: kishte, ka dhe do te kete prape vazhdim…Oooo Populli im !!!….
(Ne foto: Nje vajze shqiptare, shtrire e vrare ne nje rruge ne Hollande 17 vjet me pare. Ish e larguar, e detyruar si prostitute rrugeve te Evropes per te “punuar” dhe jetuar…dje, pas 17 vitesh e identifikuar)…
Tani, mikesha dhe miq te nderuar, nuk kam mbaruar; Ju e dini: sapo ta filloj, une e vazhdoj dhe zor se pushoj…
Se Pari, te dashur Mikesha dhe Miq; per kete Post nuk u kerkoj falje hiq. Jam ne “Fb”-un tim dhe do shkruaj cfare te thote shpirti im…
Ju jeni te lire ne kete çast qe po lexoni, te mos vazhdoni por ju keshilloj vemendjen nga ketu ta largoni…shkoni shkoni ne faqet tuaja dhe te tjera e tjera…postoni, lexoni, komentoni, kendoni, gezoni. Por jo ketu se veten do ta hidheroni nga keto qe më poshte do degjoni…
Ikni ma mire, bridhni te lirë me krahet e Shqiponjave tona Kuq e Zi, me Flamuj ne te bukuren madheshtoren Shqiperi. Ndjehuni krenare qe jemi shqipetare, mbushur plot me lavdi e trimeri treguar gjithe botes mbare…neve Heronj te gjithe rruzullit tokesor; gjigandet shqipëtarë…
Po..se ne jemi ata qe i japim kuptimin Botes dhe njerezimit, ne jemi Pellazge, Ilire,Albane, dardane, shqiptare. Neve kemi nxjerre heronj e gjeneralë; pa kemi nxjerre Perandore dhe Papë, Sulltane e kapedanë, Mbreter e presidente e kryeministra e pashallare e hoxhallare, profesore e doktore, ohuuuu, neve jemi te paret more dhe nuk ka tjeter…
Kemi, trimeri, bese, krenari, ndershmeri… burrerrrrriii.
Kemi sporte e muzike e kenge e valle e kostume kemi tradita e zakone te bukura, moral te larte e pasterti shembullore njerezore.
Shume e shume gjera te bukura kemi…te gjithe do te themi..
Po kushe çan token per një tjeter rekord te felliqur boteror ku jemi dhe ku vemi…?
Fenomen dhe pasqyre ne felliqesine e moralit, vend “te bukur” ne rekord boteror neve kemi ?…Dhe bota tallet e qesh me ne; Hehehe !
Me poshte, ne vazhdim…
… ja ku eshte Varianti, mundesia, parashikimi me i mundshem i njgjarjes qe ka ndodhur 17 vjet me pare ne rruget e Hollandes me nje vajze shqiptare, Version i mundshem ky BAZUAR ne qindra e mijra raste te tjera te rendomta ne kete çerekshekulli me te nxirre te Historise shqiptare ne kete aspekt si kurre me pare ne qindra e mijra vjet histori.
Jane keqtrajtuar, perdhunuar, vrare e masakruar, roberuar, burgosur internuar, vetesakrifikuar femrat shqiptare ne kohe dhe etapa te ndryshme, por jo si ne kete forme duke marre rruget e Evropes mbarë, te detyruara ne prostiticion dhe sherbime e aktivitete te tjera makaber siç eshte shembulli i ;
-MASHTRIMI, DETYRIMI, TRAFIKIMI, SHTATZANIA, LINDJA DHE SHITJA E FEMIJEVE TE PORSALINDUR PER ORGANE TRUPORE NE MAFIEN NDERKOMBETARE TE ORGANIZUAR DHE DETYRUAR NGA FELLIQESIA DJELMERIA SHQIPETARE !
…Fillimet ky aktivitet makaber i ka qysh ne vitet e para pas shembjes se Diktatures komuniste me vershimin e individeve e grupeve kriminele shqiptare nga Kosova qe erdhen e u lidhen shpejt me individe e grupe ne Shqiperi, fillimisht ne Tirane ku u mblodh gjithe llumi i shoqerise… “Shtrati” I gjere I veprimtarive te fellita te Llumit te shoqerise shqiptare u krijua shpejt: qindrat e mijrat e refugjateve te vendosur ne Greqi e Itali, dy vende fqinje me sistem drejtesie liberal dhe me kufij lehtesisht te kalueshem, u kishin dhene mundesi ngritjen ne nivele mafioze te krimeve te shumta. Krahas, vjedhjeve, grabitjeve te personit (shqiptar, grek apo italian) nga kriminelet shqiptare, filluan shpejt trafiqet. Trafiqe te mallrave, drogave, ushqimeve, cigareve, armeve si dhe vajzave per prostitucion. Nderkohe, ne pak vite, doli nje tjeter variant teper joshes dhe fitimprures : Tregu, shtija, trafiku I organeve trupore ! Ne forma te sterholluara kete biznes e benin mafia cifute ne vendet e Evropes Lindore por veprimtaria e tyre zgjaste shume dhe cmimet e ofruara prej tyre ishin astronomike ne tregjet e Evropes Perendimore, Amerikes dhe Izraelit. Malli kerkohej me ngut nga mafia italiane dhe franceze; shpejt, mire, lire dhe njerezit me te pershtatshem per kete, sigurisht ishin shqiptaret.Shqiptaret, te shpejte, gjaknxehte, te guximit e sakrifices, te beses si edhe te pabesise dhe fshehtesise, te mashtrimit dhe egersise. Po. Po. Me lekun e qeverise se Fatos Nanos, nje veshke e kish Cmimin 50 mij lek te vjetra. Fillimisht mafiozet ordinere u perqendruan tek tregu I veshkave. Me vone, shpejt nderruan hesapet me ndrrimin e lekut si dhe me zgjerimin e bleresve te huaj. U publikua nje ngjarje shembull tipik I grabitjes se njeres veshke nge trupi I nje femije te rrembyer ne Shqiperi. Femija pas operacionit ne Greqi u soll prape ne rruget e Tiranes, gabim qe mafia nuk do ta perseriste me edhe per faktin se instruksionet erdhen me te detajuara. Filloi si te thuash “prodhimi” I organeve; jo vetem veshka por edhe Zemra, melcia etjera. Prodhimi konsistonte ne gjetjen e femrave te dobeta, femra, gra apo vajza ne nevoje, nepermjet marreveshjeve direkte te hapura; vajza qe grabiteshin ose detyroheshin me kercenime e shantazhe, vajza me te cilat beheshin “lidhje dhe renie ne dashuri”, vajza me te cilat beheshin fejesa dhe martesa te qellimshme nga meshkujt. Te gjitha vajzat nga keto kategori, shpernguleshin ne Greqi. Aty mbaheshin, strehoheshin dhe “NDERZEHESHIN”, “ngarkoheshin”, (Hej, Hej ! Beheshin me barre more Heeej ), liheshin shtatzena nga djemte tane Kosovare e Shqiptare. Nena e re mbante (ate qe do te kthehej ne Kadaver, Kufome ne moshe te njome), femijen ne barkun e saj plot 5 Muaj. Sapo fillonte muaji I 6-te, ajo transportohej me shume kujdes ne Itali. Diku ne nje spital ne veriun e Italise, nen kujdesin e Mafies Italiane nena lindete foshnjen dhe pas disa oreve Nena, nese mund ta quajme keshtu, dilte nga spitali dhe I jepej shume prej 5 mije dollaresh ose pak me shume ndoshta, sipas pazarit. Nese kish dyshime dhe pasiguri, ose nese ajo tregohej mendjelehte e kerkonte ma shume, dhe shantazhonte; ose, edhe pa keto aresye, femra shpesh vritej, groposej, fundosej ose edhe lihej ashtu rrugeve, parqeve a kodrave e shpellave. E nejse…te kthehemi tek femija te shohim se c’behet me te pasi Mami dhe Babi e braktisen..
“”””””””””””””””””””””
Përgjigje mesazheve !
O mik, mikeshë; mos m’pyet:
“Kush je, dhe si je ?”
Me dhimbje t’pergjigjem “Gabim e ke !”
Nga ta di i mjeri se si jam;
kur s’e di a jam, a s’jam ?
Kur s’mund ta shoh vendin qe kam lënë
Kur s’i mbaj mend vendet qe kam shkelur,
As vete se mbaj mend se Kush jam…
Larg vendlindjes mua më ra Kësula,
N’ujra t’huaja më ranë dhembët,
Larg Tokes ku linda m’humbi vula,
Nje gur jo askund s’e ngula
as nuk e di ku do m’lënë këmbët.
Ah veç një copë t’shpirtit t’dëshpëruar,
e ruaj në ëndrrat që shoh zgjuar.
Si nje zog te frikesuar,
aty emrin e kam strehuar…. …………….
Larg vorbulles se ngaterruar.
Fshehtas jetes se bastarduar…
Ju falemnderit per mesazhet;
shume me keni lumturuar !