
Ikën djali në kurbet:
….
Dy javë të martuar
Djali ikën kurbetli,
Edhe nuses së përgjëruar
I thotë vjehrra-bijë fli.
Shkoi nusja për në odë
Ndezi edhe dritë gjumi,
E veshi fustanë e hollë
Vështron rrotull faqemuri.
Rri mendohet e ska gjumë
Si mjerane e vetmuar,
Mendja ikën ujë e lumë
O vetmi qofsh mallkuar.
Psherëtin si kukuvajkë
Duke derdhur lotë malli,
Ah e mjera unë shushajkë
Pse vura stoli tek balli?
A do të ketë zë bilbili?
E dallandyshja cicërimë?
Nga kënga jehonë pylli
Të ketë shqerra në lëndinë!
Merr guximin të thërrasë
Ku je djalë,pse më more?
Më hodhe dorën në qafë
Tani ike fluturove.
Shkove që
të zënç paranë
O i njomi si filiz,
-Ne të dy zumë zevdanë
Si dy zogj në qepariz.
Le të rrinte borxh stolia
Që mua më dhe kurorë,
Ç’ faj kanë faqet e mia?
Oh e mjera unë si mollë.
Fati i zi në ditë të bukur
Lotët rrjedhin, e nëna qan,
Rri pas derës shpirtkëputur
-Ah moj nuse ç’plagë kam.
Eh kjo jetë mëkatare
Që përvëlon pa mëshirë,
Edhe lulet në dritare
Thahen-vyshken pa gëdhirë.
….
Ramadan Kllogjri
Tiranë/17/9/2021/