Fukara nga fati,
Vetëmi nga evlati.
…
Ah kjo nënë në këtë derë
E si kjo ka dhe më shumë,
Natë e ditë rri e mjerë
Sydremitur e pa gjumë.
Futet brenda e vetëmuar
Del jashtë pa njeri,
Shtëpia në të rrënuar
Heshtja flet vetëm zi.
Iku koha e fuqisë
Që punonte si stuhia,
Erdhi mosha e pleqërisë
Me sytë për nga fëmija.
Ata ikën për ca kohë
Dhe harruan që të vinë,
Si zogj korbi nëpër botë
S’kujtojnë nënën e shtëpinë.
Vuajnë tepër a shijojnë
Ata dinë e shohin vetë,
Po nënën që se kujtojnë
Që prej asaj morën jetë.
A ka bukë e ujë në vatër
A e çel gojën me fjalë?
Zemër vrarë e e varfër
Si pa vajzë e pa djalë.
S’dua jetë thotë me vehte
Se nuk i shoh ata që linda,
Ç’pate derë që mu trete
Se shtatë fëmijë vetë i rrita.
Kthehuni o bij nga ini
Se nënës ju dogj xhani,
Një melhem mua më bini
Të qeshë zemra e vatani.
U ça buza e u tha pragu
Nëna derdh lotët rrëke ,
Ajo tretet nga meraku
Vallë vijnë zogjtë në fole?
Kur të bëhen vetë si unë
Të kujtohen ç’ishte nëna,
Do të derdhin lot më shumë
Psherëtimë e sytë nga hëna..
Nënë e babë janë tretur
Dhe vatani është nxirë,
Se djepi i thatë ka mbetur
E dielli dritën errësirë.
…..
Ramadan Kllogjri
/21/nëntor/2020/
“””””””””””””””””””””
Ikën djali në kurbet:
….
Dy javë të martuar
Djali ikën kurbetli,
Edhe nuses së përgjëruar
I thotë vjehrra-bijë fli.
Shkoi nusja për në odë
Ndezi edhe dritë gjumi,
E veshi fustanë e hollë
Vështron rrotull faqemuri.
Rri mendohet e ska gjumë
Si mjerane e vetmuar,
Mendja ikën ujë e lumë
O vetmi qofsh mallkuar.
Psherëtin si kukuvajkë
Duke derdhur lotë malli,
Ah e mjera unë shushajkë
Pse vura stoli tek balli?
A do të ketë zë bilbili?
E dallandyshja cicërimë?
Nga kënga jehonë pylli
Të ketë shqerra në lëndinë!
Merr guximin të thërrasë
Ku je djalë,pse më more?
Më hodhe dorën në qafë
Tani ike fluturove.
Shkove që
të zënç paranë
O i njomi si filiz,
-Ne të dy zumë zevdanë
Si dy zogj në qepariz.
Le të rrinte borxh stolia
Që mua më dhe kurorë,
Ç’ faj kanë faqet e mia?
Oh e mjera unë si mollë.
Fati i zi në ditë të bukur
Lotët rrjedhin, e nëna qan,
Rri pas derës shpirtkëputur
-Ah moj nuse ç’plagë kam.
Eh kjo jetë mëkatare
Që përvëlon pa mëshirë,
Edhe lulet në dritare
Thahen-vyshken pa gëdhirë.
….
Ramadan Kllogjri
Tiranë/17/9/2021/