21.5 C
Tiranë
E premte, 17 Prill 2026

Ramadan Kllogjri

Lufta çlirimtare..Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Vendi ishte i pushtuar

I fundit iku nazizmi,

Nëpër shekuj robëruar

Me shtypje barbarizmi.

Politika grabitqare
Me sundimin total,
Kishte marrë frymën shqiptare
Deri në pikun maksimal.
Inati apo humanizmi
Nga të mëdhenjtë aleatë,
Me ide komunizmi
Bënë thirrjen më të zjarrtë.
Shqipëtari nëpër male
I tmerruar nga pushtuesi,
I mbush rrjeshta partizane
Porsi nxënësit tek mësuesi.
Luftuan për çlirim
E u vranë për Atdhe,
Në përleshje e flijim
Për të qënë të lirë ne.
Nuk e njihnin komunizmin
As se ç’do të sillte ai,
Vetëm të hiqnin fashizmin
E të mbeteshin në liri.
Fshatarësia e pa shkollë
Që nuk dinte ç’ishte rendi,
Sesi ndahej hollë-hollë
Modeli që kishte trendi.
Atdheu u çlirua
E me gjak u vadit,
Ai shtet që u ndërtua
Në reforma ditpërditë.
Deri në ditë çlirimi
Populli ishte krenar,
Më pas shteti e regjimi
Vuri vulën në kandar.
Për datën njëzet e nëntë
Që mbeti ditë e shënuar,
Historia të ketë mëntë
Se është kufi i themeluar.
Kjo pjesë e historisë
Në analizë duhet ndarë,
Në nderin e lartësisë
Ku dhe gurët janë krenarë.

Deri këtu me respekt e lavdi

Mirënjohje vlerësimi,

As usta e as kadi

Të mos largohet nga nderimi !

. . …

Ramadan Kllogjri

“”””””””””””””””””””

Servili shet edhe nènèn
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Kokè -tula a kokè-tharè
Qè drejtojnè Shqipèrinè,
Nxjerrin nènèn nè pazarè
Qè me Evropèn ta kenè mirè.
Vetèm tè jenè burra- shteti
E tè quhen diplomatè,
Nuk ju dhimbset toka e deti
Po e falin si kafshatè.
Shqipèria zonjè e madhe
E”martuar” me koqe-grisur,
Mijra vite vetèm halle
Nga drejtues gjak-prishur.
Europa dhelpra plakè
Me atè surrat tè shtrembèr,
Tinzare e shkèrdhatè
Na thith gjakun gjer nè zemèr.
I ve kushte titullarit
Pèr ta sjellè nè pushtet,
I hedh trutè e gomarit
E ta pèrdori si do vet.
Ne besojmè nga verbèria
Dhe i quajmè atdhetarè,
Sa tè kuptojmè nga tradhètia
Ujku palcèn na i ka marrè.
Pabesia nèpèr shekuj
I copètoi trojet tona
Ca tè gjallè e ca tè vdekuj
Jashtè kemi me miljona.
Qè nga koha e Skènderbeut
Njè Hamza mendje-prishur,
Nè kalanè e mèmèdheut
Tradhèti kishte ngritur.
Me hile traktati- fshehur
Nè fundin e luftès sè parè,
U ngrit thika majè-prehur
Tè joshè fqinjèt grabiqarè.
Ismail bej Vlorèn
Flamutari nè histori,
Helmètari fshehu dorèn
Shqipèrisè – tradhèti.
Esat Pasha pèr ca lira
Vatanit i vuri njollèn,
Pèr qostekun me zinxhira
Malazezit i shiti Shkodrèn.
Me djallèzi mbretèria
Ahmet Zogun gush-pèllumbin,
Qè tè shpèrblehet miqèsia
I dhuroi shèna-umin.
Pèr Shqipèrinè nè Evropè
Sot uni-vota e Greqisè,
Bèn pazare kokè mè kokè
Njè cop det prej tradhètisè.
Qan Kosova nè veri
Nèn rrogoz duke shitur
Pèr Trepçen ar e flori
Njè pazar èshtè ngritur.
Dardania e pèrkundur
Pèr karshi Selanikut,
Dinjitetin duke humbur
Pèr hatèr tè greko-mikut.

“Jepni-falni ” copa-copa

Sa tè mundeni o zuzarè,

Qè tju puthi ju Evropa

Shisni Nènèn nè pazarè.?

Ramadan Kllogjri

/03/09/2020/

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.