Pëllumbi po pret
Dimri.e mori rënduar
Bora bie e avashtë,
Po pëllumbi i uruar
Karshi e mbeti jashtë.
I bukur e i uruar
Që e fali edhe Zoti
Një shpirti të bekuar
I pabesë i del moti.
Hapi Ti penxherenë
Se atje është ftohtë,
Edhe Ti ke xhenenë
Veri në folenë e ngrohtë.
Ai zbriti nga mali
I bukur krah-shkruar,
Zog me hije djali
Pret dorën e ledhatuar.
O njeri shpirt-gjërë
Pëllumbi erdhi aty,
Si kur botën e tërë
Prite të rrijë me Ty.
Sa të iki bora prapë
Ai merr lëndinave,
E pse do ketë vapë
I rri mendja ëndrrave.
-Ai që më vuri brenda
Ditën me suferinë,
Edhe kur ta dojë zemra
I trokas për dashurinë!
…… Ramadan kllogjri
Dt /22/janar/2022/
“””””””””””””””””””””
NËNË o NËNË
Nëna nuk ka vite
Nëna nuk ka moshë
Mbetet vetëm NËNË
E të jetë shëndoshë
Thonë njëqind vite
Ato janë pak
Po dhe aq sa ikin
Pak për Nënën prap
Urime o NËNË !
Për çdo vit urime
Se për çdo evlat
Nga Ty vinë bekime.!
Çdo zemër që rreh
Kërkon e thërret NËNË
Për ç ka përmbi dhe
NËNA mbetet NËNË
Urime – për Ty Nënë
Nga të gjithë urime
E imja Nënë e imja
O Nënë o NËNA ime !
Gëzuar përvjetorin
E me zemrën plot
Nënë e vetëm NËNË
Nënë jetë e mot. !
…… !…….
Ramadan kllogjri
Tirane .18/01/2020/