Ja në odën tek Jasharët
Ku na priti Ne Rifati
Na tregoi për të parët
Dhe si ishte i zi fati
Në ballë ka madhështinë
I mbështetur tek oxhaku
Duke folur historinë
Me rrëke gjurmë gjaku
E dëgjuam ne me lot
Për ndodhinë e pa shoq
Si u shua një fis plot
Edhe kulla shkrumb u dogj
Drithërimë nga tregimi
Dhe në gjumë pabesia ?
Rrufe predha breshërimi
E në flakë njerëzia
Të tmerruar nëpër natë
Aty në pragun e Tyre
Të përgjigjur flak më flakë
U shkrinë e mbetën yje !
Nga krenaria e trimërisë
Lavdi njëzëri thamë ne,
Në ndjenjat e shqiptarisë
Për ata që u flijuan për atdhe.
Për Atdhe e për vatanë
Heroizmi i Jasharëve
Është e mbetet në çdo anë
Fanar drite i Shqiptarëve !
….
Ramadan kllogjri
“””””””””””””””””””
Plaku nè shètitje
Mbi gomar shaluar
Aty nè zbavitje
Nga çiftet kujtuar
Duke parè rrotull
Dy nga dy janè tok
Pyet i habitur
Ç festè kemi sot?
-Ik xhaje mavria
S ‘èshtè ditè pèr Ty
Se plaka tek shtèpia
Nuk tè sheh me sy
Mendohet pèr lajka
Pèr vitet e shkuar
Po unè e plaka
Jemi dashuruar?
Pa aty nè ferrè
Lule kishin çelur
Mblodhi ca me erè
Pèr qefin e ngelur
Tufè pèr stolinè
Si lule manushaqet
E kujtoi rininè
Dhe drodhi mustaqet
I hipi gomarkès
Me lulet nè dorè
Qè ti vejè plakès
E ti dhurojè kurorè
Rrugès po kèndon
Kèngèn e rinisè
Kjo ditè mè krijon
Pikèn e pabesisè
Kapelen mbi sy
E mburr dashurinè
Se vendi pa ty
Nuk kishte njerèzinè
Pa vajtur tek porta
Plakès seç i thirri
Sot moj e mèsova
Ç’èshtè shènvalentini
Zbriti pa pèrtesè
Plakès duke thènè
Sonte kemi festè
E lulet duke dhènè
E hoqi kapelen
E sytè xixa stralli
Qasu plakè tè keqen
Se mè mori malli
Duke u pèrqafuar
Lulet nè freskinè
Tavolina shtruar
Shijojnè revaninè
Po ku kemi qènè
E kètè gjè se dinim
Nuk na i kanè thènè
Kètè shènvalentinin
Qënka dhe për ne
Se mu binde tinë,
Më dukesh e re
Po gëzoj të rinë !
——–
Gèzuar-gèzuar
Ramadan kllogjri