Eksperenca mëson..

Këta burra Ne i nderuam
Që kur kthehu histaria,
Në çdo poste i provuam
Që të ndreqej Shqipëria !
Rrukullimthi shkoi koha
Copë – copë ferexheja,
Plagë zunë këmbë e dora
Nuk u gjendën rrugë të reja.
Vendi ka probleme shumë
Edhe këta në përgjegjësi,
Këtu ishin kadinj-lumë
Mendërisht e me fuqi.
Nuk bënë dot atë që thanë
Me premtimet e argjënda,
Se të keqen aty e lanë
Nën lëkurë shqipes brënda.
Bëjnë parti të rregullohen
Me idetë e pa para,
Për ato që nuk kuptohen
Shkojnë e shoshin kokosharra .
O moj nëna jonë e mjerë
Ty të bënë gaz i Botës
A nuk ke pjellë më të tjerë ?
Që ti dalin për zot TOKËS !
…..
Ramadan Kllogjri
/05/08/2022/