22.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Prill 2026

Ramadan Kllogjri

Cigarishtja e Riza Cerovës në Mokër

Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz dhe Zmadho

Tetëdhjetë e pesë vjet

Cigarishtja qelibari,

E dhënë nga Rizai vetë

Në dorën e një mokrari.

Viti 1900 e tridhjetë e pesë
Riza Cerova në rrugëtime,
Kalon maleve besa- besë
Ndalet mik në Mokrën trime .
Kapedani Ibrahim Mokra
E ruan në kohë të ligë,
Aty ku sulmonte “kobra “
Kokë më kokë mbahet mik.
Pas një jave ditë aty
Ikën Rizai për misjon,
Duke e parë mikun në sy
Një kujtim i dëshiron.
-Për ju miqtë e mi mokrarë
Një kujtesë simbolike,
Cigarishten qelibarë
Në këtë krahinë fisnike !
Asllan Xhikës ja dhuroi
Duke i thënë për ju besnikë,
-Unë Rizai me nam kurorë
Në këto anë mbetem mik.
Ja Ferriku duhanxhi
Ky burrë mustaqe gjatë,
Nga Rizai me krenari
Cigarishtja kokë-artë.

Do ta mbaj unë në buzë

Simbolikë nga dora e rrallë,

Se trimi s’harrohet kurrë

Thotë Ferriku flokë bardhë.

…..

Ramadan Kllogjri

/17/janar/2021/

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.